Ekipi Kombetar Meshkuj

Stafi teknik i ekipit kombetar meshkuj te rritur ka percaktuar 15 lojtaret te cilet do te zhvillojne fazen e grumbullimit, date 19 deri 23 shkurt 2024, ne ambjentet e Akademise “Goga Basket”, Durres.

Me date 23 shkurt do te perzgjidhen 12 lojtaret te cilet do te perfaqesojne Shqiperine ne ndeshjen kunder Armenise, date 25 shkurt 2024, ne Yerevan, Armeni. Kjo ndeshje do te jete e para per ekipin tone ne kuader te Para-Eliminatoreve Europiane per Kupen e Botes 2027.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, do te zhvilloje kater ndeshje per kete faze, ku ndeshja e rradhes do te jete me date 21 nentor 2024, kunder ekipit te Austrise, ndeshje e cila do te zhvillohet ne Shqiperi.

Ndersa me 20 shkurt 2025 do te zhvillohet ndeshja e kthimit kunder Armenise, si dhe me 23 shkurt 2025 do te zhvillohet ndeshja e kthimit me Austrine.

#fshb #albaniabasketballfederation #albania #armenia #fibawc #2027 #basketball #men #yerevan #gogabasket #sigal