LIGA UNIKE LAJTHIZA FINAL 8

Liga Unike për meshkuj, një aktivitet i rëndësishëm për FSHB dhe FBK , me 01.03.2024 finalizoi në një marrëveshje trepalëshe mes Presidentit të FSHB, z. Avni Ponari, z. Hajri Elezi, President i Lajthiza Invest, dhe nënkryetarit të bashkisë Vlorë, z.Klevis Kaso.

Në këtë aktivitet, që do të zhvillohet në Vlorë, sponsor gjeneral do të jetë Lajthiza, duke ofruar një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë eveniment sportiv. Ky kompeticion merr titullin Liga Unike Lajthiza. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 27 – 31 Mars në palestrën “Flamurtari” në Vlorë.

Ekipet nga Shqipëria:

  1. Tirana
  2. Kamza
  3. Besëlidhja
  4. Teuta

Ekipet nga Kosova:

  1. Peja
  2. Sigal Prishtina
  3. Trepça
  4. Golden Ylli

Ky është një turne mbarkombëtar që përfaqëson një bashkëpunim sportiv mes dy vendeve.

@ligaunike

@bashkiavlore

@uji_lajthiza

#fshb #ligaunike #lajthiza #bashkiavlore #meshkuj