




Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës Unike, pas një fitoreje të merituar në finale ndaj KB Pejës me rezultatin 80–74. Finalja dhuroi spektakël dhe emocione deri në sekondat e fundit, me të dyja skuadrat që luftuan fort për çdo posedim. Megjithatë, Ylli tregoi më shumë qetësi dhe saktësi në momentet vendimtare, duke arritur të menaxhojë epërsinë dhe të sigurojë triumfin. Një rol kyç në këtë fitore pati Scott Bamforth, i cili me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme u shpall edhe MVP i finales, duke udhëhequr ekipin drejt titullit. Me këtë sukses, Golden Eagle Ylli konfirmon dominimin dhe formën […]
KB Peja siguroi një paraqitje bindëse në gjysmëfinalen e Ligës Unike, duke mposhtur KB Vëllaznimin me rezultatin 82–67 dhe duke prerë biletën për në finale. Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe intensitet nga të dyja skuadrat, por Peja arriti të marrë kontrollin që në çerekun e dytë, duke krijuar një epërsi që e menaxhoi me qetësi deri në fund. Me një lojë të organizuar në sulm dhe mbrojtje të fortë, ekipi pejan tregoi stabilitet dhe eksperiencë në momentet kyçe. Nga ana tjetër, Vëllaznimi luftoi deri në fund dhe pati momente të mira gjatë ndeshjes, por nuk arriti të […]
Golden Eagle Ylli siguroi një fitore të rëndësishme në gjysmëfinalen e dytë të Ligës Unike, duke mposhtur Besëlidhjen me rezultatin 76–63 dhe duke avancuar në finale. Ndeshja nisi e balancuar, me të dyja skuadrat që treguan përqendrim dhe luftë në çdo aksion. Megjithatë, Ylli arriti të marrë kontrollin gradualisht gjatë pjesës së dytë, falë efikasitetit në sulm dhe organizimit të mirë në mbrojtje. Besëlidhja tentoi të qëndrojë në lojë deri në fund, duke treguar shpirt gare dhe momente pozitive, por nuk arriti të përmbysë diferencën e krijuar nga kundërshtari. Me këtë fitore, Golden Eagle Ylli siguron një vend në finale, […]
Fillon edicioni i ri i Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve Liga Unike e meshkujve nis edicionin e ri, duke vazhduar misionin e saj për të bashkuar basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë në një garë të strukturuar dhe gjithnjë e më konkurrente.Tetë skuadra, katër nga secili vend do të garojnë në edicionin 2025/256.Banka ProCredit mbetet sponsor i artë i Ligës Unike, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e kësaj gare që bashkon klubet e dy federatave, Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB).Xhiroja e parë do të zhvillohet të mërkurën, ku përballen Besëlidhja […]
Flamurtari fiton Superkupën e Femrave! Skuadra vlonjate triumfoi ndaj Tiranës me rezultatin 79-69 dhe siguroi trofeun e parë të sezonit.
Besëlidhja fiton Superkupën e Meshkujve! Lezhjanët fiton ndaj Vllaznisë me rezultatin 89-73, duke nisur sezonin me trofe.
U zhvilluan dy klinika për arbitrat dhe trajnerët, të cilat do vijuan dy ditë. Një nismë e Federatës Shqiptare të Basketbollit për t’i mbështetur arbitrat dhe trajnerët, duke u ofruar mundësi zhvillimi profesional në bashkëpunim me FIBA-n. FSHB do të vazhdojë të sjellë dhe të zhvillojë klinika të tilla, me qëllim rritjen e nivelit të arbitrimit dhe trajnimimit në të gjitha nivelet.
Eventi përmbyllës i vitit 2025, gjatë të cilit u pasqyruan të gjitha aktivitetet dhe nismat e realizuara përgjatë këtij viti nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Eventi shërbeu si një moment reflektimi mbi punën e bërë, arritjet sportive dhe organizative, si dhe ndikimin pozitiv të programeve të zbatuara në zhvillimin e basketbollit në vend. Gjatë aktivitetit u prezantuan programet kryesore, garat kombëtare dhe ndërkombëtare, projektet e zhvillimit të të rinjve dhe iniciativat me fokus social, duke evidentuar kontributin e të gjithë aktorëve të përfshirë. Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, u ndanë çmime për disa individë që janë dalluar për përkushtimin, profesionalizmin […]
