Në finalen e zhvilluar më 11 prill, KS Tirana u përball me ekipin Leaders, duke zhvilluar një ndeshje emocionuese që kurorëzoi KS Tiranën kampione të Kampionatit Kombëtar U-14 Vajza për sezonin 2025-2026.
Pas një sezoni me paraqitje të shkëlqyera dhe përkushtim maksimal, vajzat e KS Tiranës arritën të sigurojnë titullin kampion, ndërsa Leaders e mbylli kampionatin duke u shpallur nënkampione.
Çmimi MVP i finales iu akordua Helena Byberit, e cila spikati me performancën e saj dhe kontributin vendimtar në suksesin e ekipit kampion.
🏆 Kampione U-14 Vajza 2025-2026: KS Tirana
🥈 Nënkampione: Leaders
⭐ MVP e finales: Helena Byberi

