Goga Basket ekipi fitues U20 Vajza!

🏆 Goga Basket triumfon në finalen e parë të Kampionatit Kombëtar U20 për Vajza nën emrin “Sigal”, duke mundur Partizanin me rezultatin 92-83!
Një përballje plot ritëm dhe rivalitet, ku skuadra durrsake arriti të mbajë avantazhin dhe të sigurojë titullin në shtëpi. Ky kampionat shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e basketbollit të femrave në Shqipëri, falë edhe mbështetjes së Sigal.
Urime kampioneve dhe faleminderit të gjitha skuadrave pjesëmarrëse !

Me një paraqitje të shkëlqyer, Eni Disha udhëhoqi Goga Basket drejt fitores ndaj Partizanit (92-83) dhe u shpall MVP e finales!