Superior Basket – Boston Celtics Kampione JrNBA Albania 2024-25

#JrNBAAlbania 2024-25
✅ 30 ekipe
✅ 120 ndeshje ne fazen e grupeve
✅ 60 ndeshje ne fazen e renditjes

✅ 16 ndeshje ne fazen e Playoff

FSHB ne bashkepunim me shoqatat e basketbollit, ka arritur te perfundoje JrNBA Albania 2024-25, ne te cilat jane zhvilluar 196 ndeshje, me pjesemarrjen e 30 ekipeve sipas formatit te #NBA

Ekipi i Superior Basket me perfaqesim te Boston Celtics ka arritur te fitoje kampionatin JrNBA Albania 2024-25.

Superior Basket pasi fitoi divizionin Eastern me date 10 prill 2025, arriti te fitoje finalen e madhe kunder ekipit KS Tirana – Houston Rockets.

Etien Xhixho, MVP i finales së Jr. NBA!

Etien Xhixho i Superior Basket (Boston Celtics) u shpall MVP i Jr. NBA League Albania për performancën e tij të shkëlqyer në finalen ndaj KS Tiranës, duke udhëhequr ekipin drejt titullit kampion!

KS Tirana, që përfaqësoi Houston Rockets, u rendit në vendin e dytë, pas një rrugëtimi të fortë deri në finalen e madhe.
Invaders, nën logon e Detroit Pistons, siguruan vendin e tretë, duke fituar ndeshjen për medaljen e bronztë.
Ndërkohë, Leaders, që përfaqësuan New Orleans Pelicans, e mbyllën kampionatin në vendin e katërt, pas një performance të denjë gjatë gjithë edicionit.
Urime të gjitha skuadrave për garën e ndershme dhe pasionin që sollën në fushë!