Final 4 i Ligës Sigal U20 Djem zhvillohet këtë fundjavë!

Final 4 i Ligës Sigal U20 Djem zhvillohet këtë fundjavë!
Kampionati Kombëtar për grupmoshën U20 rikthehet këtë sezon me një format të konsoliduar dhe mbështetje të re.
Për herë të parë ky kampionat zhvillohet nën emrin e sponsorit kryesor SIGAL UNIQA, si pjesë e vizionit për të fuqizuar sportin e të rinjve dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme drejt basketbollit të rriturve.
Katër ekipet më të mira të sezonit do të përballen në Final 4 për të shpallur kampionin e ri.
Një fundjavë me basketboll cilësor dhe të ardhmen e këtij sporti në parket!
Federata Shqiptare e Basketbollit falënderon presidentin , z. Avni Ponari, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj basketbollit të të rinjve dhe kontributin e tij në zhvillimin e Ligës Sigal U20 djem/vajza.
Një partneritet që ndërton të ardhmen e sportit!
#FSHB #LigaSigalU20 #Final4 #BasketbollShqiptar #Sigal