Ekipi i U20 Vajza ka nisur fazën e parë të stërvitjes nën drejtimin e trajnerit Klarent Dedaj, zv. trajnerit Vladimir Xheka dhe zv. trajneres Sibora Këlleci. Vajzat po stërviten me përkushtim dhe energji për Kampionatin Europian U20 Vajza, Division B, që do të zhvillohet në Sofie, Bullgari nga 6-14 Korrik.