Presidenti

Avni Ponari (28 korrik 1957) prej vitit 2007 është President i Federatës Shqiptare të Basketbollit, duke qënë promotor i shumë aktiviteteve basketbollistike kombëtare (kampionatet për të gjitha kategoritë), mbarëkombëtare (Liga Unike), si dhe ndërkombëtare (Përfaqësimi i Shqipërisë me të gjitha kategoritë, organizimi i eventeve ballkanike dhe europiane në Shqipëri, etj).

Z. Ponari është themelues dhe drejtor i përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria sh.a, si edhe Kryetar i Bordit Menaxhues të SIGAL UGA LIFE Kosovë; Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të SIGAL UGA Maqedonia e Veriut; dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të SIGAL UGA LIFE Maqedonia e Veriut. Z. Ponari mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria sh.a që prej 22 shkurt 1999, sot është kompania lider pararojë e më e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe në Rajon. Z. Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, dhe kulturore të vendit, gjithashtu Drejtues dhe aksioner i 8 kompanive të Grupit në tregun e sigurimeve të SIGAL UNIQA Group Austria në rajonin e Ballkanit (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut), si edhe të një sërë biznesesh të tjera si konçensionarë makinash, fushën e turzimit, dhe biznese financiare.

Edukimi
Diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorës (1976-1980) dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës (1995-2000). Z. Ponari ka marrë gjithashtu një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për: ‘Menaxhim’ nga ‘Kompania Anglezo-zvicerane e Tregut të Sigurimeve të Risigurimit’ (që prej 1995), në Gjermani (2002-2003); ‘Programin e Zhvillimit mbi Ligjin Tregtar’, në Rumani (2002); ‘Sigurimin për Evropën Juglindore’, në Sh.B.A (2001); ‘Menaxhimin e Kompanive të Sigurimit’, në Zyrih (2001); ‘Ligjin e Sigurimeve’, nga ‘Federata Franceze Arkivuar 6 qershor 2019 tek Wayback Machine e Kompanive të Sigurimit’ (2000); ‘Siguracionet e Përgjithshme’, nga ‘Marsh Inc.’ (1999 & 1996); ‘Ligjin e Sigurimeve të Marinës’, nga ‘Universiteti Guildhall Londër’, në Mbretërinë e Bashkuar (1998); ‘Sigurimin dhe Praktikën’, nga ‘Instituti i Akredituar i Sigurimeve’ (1995); dhe ‘Sigurimin e Marinës’, nga ‘Sigurimet Oqeanike Turqi’ (1994). Z. Ponari është trajnuar në kompanitë më prestigjoze të sigurimeve në botë si ‘Lloyds Londër’, në Mbretërinë e Bashkuar; ‘Swiss Re Zvicër’, në Zvicër; ‘Munich Re’, në Gjermani dhe nga ‘Programi i Bankës Botërore’ të drejtuar nga Departamenti i Shtetit, në Nju Jork, Sh.B.A, në vitin 2003.

Anëtarësia në bordet profesionale
I shquar për kontributin e tij në tregun e sigurimeve në vend dhe në rajonin e Ballkanit, Z. Ponari është Kontribues, Anëtar dhe Kryetar Bordi në disa nga organizmat më të rëndësishëm në tregun e sigurimeve, tregtisë dhe institucioneve financiare, të tilla si: aktualisht ai është ‘Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Sigurimit’; ‘Anëtar Bordi’ i ‘Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë’ (ICC); ‘Anëtar Bordi’ i ‘Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri’ (2003-2018); ‘Anëtar Bordi’ i ‘Shoqatës Shqiptare të Investimeve të Huaja’ (FIAA) (që nga viti 2013); ‘Anëtar’ i ‘Komitetit Evropian të Financave i FIBA’, në Evropë, pranë ‘Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit’ (FIBA) 2013-2023); ‘Anëtar Bordi’ i ‘Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve’ (AIDA) (2012-2018); ‘Kryetar’ i ‘Këshillit Administrativ të Shoqatës së Byrosë Shqiptare Arkivuar 28 maj 2019 tek Wayback Machine’ (që nga viti 2011); ‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri’ (që nga viti 2009); ‘President’ i ‘Federatës Shqiptare të Basketbollit’ (që nga viti 2007); ‘Anëtar’ i ‘Bordit Këshillimor të Bankës Kombëtare Tregtare’ (2006-2014); ‘Kryetar’ i ‘Shoqatës së Sigurimeve të Marinës’ (që nga viti 2001) me seli në Nju Jork, në Sh.B.A.