Mbyllim me sukses një tjetër edicion të Ligës Unike për Femra, një kompeticion që jo vetëm rrit nivelin e basketbollit në rajon, por edhe promovon talentin dhe përkushtimin e sportisteve tona.
Çdo sezon sjell më shumë konkurrencë, nivel më të lartë loje dhe një pasion të jashtëzakonshëm nga ekipet dhe sportistet që japin maksimumin në parket.
Si President i Federatës Shqiptare të Basketbollit, më gëzon fakti që basketbolli i femrave po fiton vëmendjen dhe mbështetjen që meriton.
Kjo ligë nuk është vetëm një garë sportive, por një platformë për të rritur cilësinë dhe për të nxitur të rinjtë të ndjekin këtë sport.
Një sukses i tillë është rezultat i bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët për të çuar përpara basketbollin.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të mbështetur sportin, për të krijuar mundësi të reja për sportistët dhe për të garantuar një të ardhme edhe më të ndritur për basketbollin shqiptar.
Ky është vetëm fillimi!
Avni Ponari
President i FSHB





