KS Tirana Kampione U-18 Vajza!

Më 5 prill, në Pallati i Sportit Farie Hoti, u zhvillua finalja e Kampionatit Kombëtar U-18 për Vajza mes KS Tirana dhe The Roses Përmeti. Pas një sezoni të suksesshëm dhe një paraqitjeje të fortë në finale, ekipi i Tiranës arriti të shpallet kampion, ndërsa “The Roses” Përmeti mbylli kampionatin si nënkampion.

Ndeshja solli atmosferë të bukur sportive dhe paraqitje cilësore nga të dy skuadrat, duke treguar nivelin në rritje të basketbollit të vajzave në Shqipëri.

Çmimi MVP i finales iu akordua Helena Byberi, pas performancës së saj vendimtare dhe kontributit të rëndësishëm në suksesin e ekipit kampion.