FINAL FOUR LIGA UNIKE

KB Peja siguroi një paraqitje bindëse në gjysmëfinalen e Ligës Unike, duke mposhtur KB Vëllaznimin me rezultatin 82–67 dhe duke prerë biletën për në finale.

Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe intensitet nga të dyja skuadrat, por Peja arriti të marrë kontrollin që në çerekun e dytë, duke krijuar një epërsi që e menaxhoi me qetësi deri në fund. Me një lojë të organizuar në sulm dhe mbrojtje të fortë, ekipi pejan tregoi stabilitet dhe eksperiencë në momentet kyçe.

Nga ana tjetër, Vëllaznimi luftoi deri në fund dhe pati momente të mira gjatë ndeshjes, por nuk arriti të përballojë presionin dhe efikasitetin e kundërshtarit në fazat vendimtare.

Me këtë fitore, KB Peja avancon në finale të Ligës Unike, duke konfirmuar ambiciet për titull dhe formën e mirë në këtë fazë të garës.