
Eventi përmbyllës i vitit 2025, gjatë të cilit u pasqyruan të gjitha aktivitetet dhe nismat e realizuara përgjatë këtij viti nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Eventi shërbeu si një moment reflektimi mbi punën e bërë, arritjet sportive dhe organizative, si dhe ndikimin pozitiv të programeve të zbatuara në zhvillimin e basketbollit në vend.
Gjatë aktivitetit u prezantuan programet kryesore, garat kombëtare dhe ndërkombëtare, projektet e zhvillimit të të rinjve dhe iniciativat me fokus social, duke evidentuar kontributin e të gjithë aktorëve të përfshirë. Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, u ndanë çmime për disa individë që janë dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të veçantë gjatë vitit 2025.
Ky event përforcon vizionin e Federatës për të vijuar me angazhim, transparencë dhe bashkëpunim, duke synuar rritjen e cilësisë së basketbollit shqiptar dhe krijimin e një baze të qëndrueshme për sukseset e ardhshme.
