Fillon edicioni i ri i Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve ![]()
![]()
Liga Unike e meshkujve nis edicionin e ri, duke vazhduar misionin e saj për të bashkuar basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë në një garë të strukturuar dhe gjithnjë e më konkurrente.![]()
Tetë skuadra, katër nga secili vend do të garojnë në edicionin 2025/256.
Banka ProCredit mbetet sponsor i artë i Ligës Unike, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e kësaj gare që bashkon klubet e dy federatave, Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB).
Xhiroja e parë do të zhvillohet të mërkurën, ku përballen Besëlidhja me Borën dhe Teuta me Vëllaznimin, në kuadër të Grupi A, kurse dy ndeshjet e Grupit B janë shtyrë: Golden Eagle Ylli-Vllaznia dhe GO+Peja-Apollonia.
Ndeshjet do të vazhdojnë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ku më 18/19 mars do të mbahet Final 4, që këtë vit do të organizohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit në Shqipëri.
Më shumë në ligaunike.com
#LigaUnike #Kosova #Shqiperia #FBK #FSHB

