Besëlidhja ekipi fitues i kampionatit kombëtar U18 Djem 2024-25

Me 18 dhe 19 prill 2025 u zhvilluan ndeshjet e FINAL FOUR U18 Djem 2024-25, ne pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Tiranë.
Besëlidhja fitoi me rezultatin 72-71 ndaj Dinamos, ndersa Invaders siguroi kualifikimin për në finalen e kampionatit U18 për djem, pas fitores 72-64 ndaj KB Teuta në gjysmëfinale.
Finalja e kampionatit U18 për djem përfundoi me fitoren e Besëlidhjes ndaj Invaders, me rezultatin 66-62.
Një përballje e fortë, ku Besëlidhja arriti të sigurojë titullin kampion pas një ndeshjeje shumë të luftuar.
Lojtari Noel Heba i Besëlidhjes u shpall MVP i Finales.