FSHB

 
 

Flamurtari ekipi fitues i Superkupës së Shqipërsë Femra 2024
Flamurtari ekipi fitues i Superkupës së Shqipërsë Femra 2024

Flamurtari siguron fitoren ndaj KS Tiranës me rezultatin 81-59 dhe rrëmben trofeun e Superkupës! Një ndeshje me intensitet të lartë, ku vajzat e të dy ekipeve dhanë maksimumin në parket. MVP e ndeshjes shpallet Jose Johnson nga Flamurtari me 20 PTS, 6 REB dhe 4 AST!  

Besëlidhja ekipi fitues i Superkupës së Shqipërsë 2024
Besëlidhja ekipi fitues i Superkupës së Shqipërsë 2024

Besëlidhja siguron fitoren në finalen e Superkupës , duke mundur KS Tiranën me rezultatin 100-57. MVP i ndeshjes shpallet Julian Hamati nga Besëlidhja me 15 PTS, 8 REB dhe 4 AST!   

FIBA U16 EuroBasket Tirana 2024
FIBA U16 EuroBasket Tirana 2024

Përfundoi me sukses Kampionati Evropian U16 për Djem, Divizioni C. KOSOVA SHQIPERIA ARMENIA MVP YLLI KASTRATI Një organizim i shkëlqyer nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB), duke rritur nivelin e sportit dhe promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Për këtë arritje të madhe, një falenderim i veçantë shkon për stafin e FSHB dhe të gjithë vullnetarët që punuan me zemër dhe dedikim për të siguruar një event të paharruar. Gjithashtu, dëshirojmë të shprehim një falenderim për partnerët tanë : Agna Group, Uji Lajthiza dhe AESA. Faleminderit për bashkëpunimin dhe besimin tuaj në ne! #FSHB #Basketboll #KampionatiEvropian #U16 #DivizioniC #Kosova #BasketballFamily #Shqipëri #Sportsmanship #EuroBasket […]

KS Tirana Ekipi Fitues i Kupes se Federates Femra 2024!
KS Tirana Ekipi Fitues i Kupes se Federates Femra 2024!
KS Tirana Ekipi Fitues i Kupes se Federates Meshkuj 2024!
KS Tirana Ekipi Fitues i Kupes se Federates Meshkuj 2024!

KS Tirana fitoi ndaj Besëlidhjes me rezultatin 88-86 pas një ndeshjeje që shkoi në overtime, duke rrëmbyer Kupën e FSHB-së për këtë sezon!  

Klinike Trajnimi me Marco Ramondino!
Klinike Trajnimi me Marco Ramondino!

Bashkëpunimi me FIP (Federata Italiane e Basketbollit) vazhdon – Seminari me Marco Ramondino Federata Shqiptare e Basketbollit ka kënaqësinë të njoftojë seminarin që do të mbahet në Tiranë, me të ftuarin special Marco Ramondino. Ramondino u shpall Trajner i Vitit në Serie A me Derthona Basket në sezonin 2022-2023 dhe ka përvojë të gjerë me ekipet kombëtare nga U16 deri në U23. Ky seminar dy-ditor është një mundësi e rëndësishme për të gjithë trajnerët e Superligës, Kategorisë së Parë dhe kategorive të moshave. Programi: – 4 Tetor (16:00-18:00) – Seancë teorike në ambientet e FSHB-së, ku do të trajtohen temat: […]

Klinika e Arbitrave | 28-29 Shtator 2024
Klinika e Arbitrave | 28-29 Shtator 2024

 Klinika e Arbitrave | 28-29 Shtator 2024Në datat 28 dhe 29 Shtator, zhvillohet Klinika e Arbitrave në Tirane me pjesëmarrjen e ekspertëve:– z. Sokol Jareci – Kryetar i Gjyqtarëve në Federatën Shqiptare të Futbollit: Menaxhimi dhe Kontrolli i lojës– z. Sinisa Herceg – Instruktor i FIBA: Kontrolli AOS– z. Erkand Karaj – Trajneri i Ekipit Kombëtar të Meshkujve: Komunikimi Arbitër-Trajner– z. Edison Gjoni – Instruktori i Arbitrave në Shqipëri: Rregullat e rejaPjesëmarrja është e hapur për të gjithë, duke përfshirë lojtarë dhe trajnerë që duan të përmirësojnë dhe te kuptojne me mire rregullat dhe bashkëpunimin në lojë. Dita 1 (28 Shtator)– […]

FIBA Europe Youth Development Fund
FIBA Europe Youth Development Fund

Me mbështetjen e FIBA Europe Youth Development Fund, zhvillohet një aktivitet trajnues për grupmoshën U14 Mix më datat 27-28 Shtator 2024 në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan. Nën drejtimin e Drejtorit Teknik të Ekipeve Kombëtare, Klaudio Ndoja, qëllimi i këtij aktiviteti është zhvillimi i aftësive themelore të lojtarëve të rinj në basketboll. Data: 27 Shtator 2024 Ora: 15:00 Vendndodhja: Pallati i Sportit “Tomorr Sinani”, ElbasanMos e humbisni këtë mundësi unike për të përmirësuar aftësitë tuaja! #FSHB #FIBA #BasketbollShqip #KlaudioNdoja #BasketSkills #YouthDevelopment #Elbasan #BasketballTraining  

FIBA U18 EuroBasket Elbasan 2024
FIBA U18 EuroBasket Elbasan 2024

Kampionati Europian U18 për Djem, Divizioni C në Elbasan përfundoi me sukses të madh! Me shumë emocion dhe garë të fortë, Azerbajxhani doli fitues. Një falenderim i veçantë për Bashkinë dhe klubin e Elbasanit për mbështetjen e jashtëzakonshme në organizimin e këtij eventi të rëndësishëm. Puna dhe përkushtimi juaj ishin kyçe për suksesin e kampionatit. Gjithashtu, një mirënjohje e veçantë për vullnetarët dhe stafin, të cilët me përkushtim dhe energji të pashtershme ndihmuan në çdo detaj të organizimit. Pa ju, ky event nuk do të ishte i mundur. #FSHB #U18 #Basketball #Elbasan #Falenderime #Europian2024

Ekipi Kombetar U18 Djem e mbyll me medalje eventin e evropian 2024
Ekipi Kombetar U18 Djem e mbyll me medalje eventin e evropian 2024

Djemtë tanë U18 renditen të 3-të në Kampionatin Europian, Divizioni C! Me një fitore të fortë kundër Armenisë, 79-53. Bravo

Medalje bronxi dhe per ekipin kombetar U18 vajza!
Medalje bronxi dhe per ekipin kombetar U18 vajza!

Vajzat tona U18 arritën të renditen të 3-ta në Kampionatin Europian, Divizioni C! Me një fitore të shkëlqyer kundër Qipros, 70-55 Bravo vajzave dhe trajnereve #FSHB #U18 #Basketball

Vendi III-te #U16Vjaza
Vendi III-te #U16Vjaza

Vajzat U16 të Shqipërisë Renditen të Treta në Kampionatin Europian, Division C në Gibraltar Jemi krenarë për skuadrën tonë që arriti një sukses të madh në Kampionatin Europian. Sidorela Zyla ishte pjesë e starting 5 Bravo vajzat!

Ekipi kombetar U20 Vajza perfundon kampionatin europian – 2024
Ekipi kombetar U20 Vajza perfundon kampionatin europian – 2024

Ekipi U20 i vajzave e përfundoi kampionatin në vend të 15-të në Divizionin B. Ky rezultat vjen pas një sezoni të vështirë dhe plot sfida, ku vajzat tona treguan përkushtim dhe punë të palodhur. Pavarësisht renditjes, ky kampionat ishte një mundësi e shkëlqyer për të fituar eksperiencë dhe për t’u përmirësuar. #Basketball #U20 #DivizionB #EkipiYnë #Krenari #Përkushtim #Pasion #ForcaVajza

Seminar per gjyqtaret drejtuar nga Lamonica!
Seminar per gjyqtaret drejtuar nga Lamonica!

Sot u zhvillua seminari i pare me Luigi Lamonica, një nga gjyqtarët më të njohur të basketbollit në Evropë! Luigi ndau me ne përvojën e tij dhe njohuritë e thelluara mbi rregullat dhe menaxhimin e ndeshjeve. Keto seminare jane një mundësi e shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë nga një profesionist i vërtetë. Faleminderit Luigi Lamonica për këtë eksperiencë

Fitore #U16Djem
Fitore #U16Djem

Sot djemtë e kombëtares U16 shënuan një fitore të mrekullueshme kundër Azerbajxhanit në ndeshjen e tyre të parë me rezultatin 60-56 për Shqipërinë! Ishte një ndeshje emocionuese, me shumë ritëm dhe energji. Urime djemve dhe stafit për këtë sukses dhe ju urojmë të vazhdojnë kështu në ndeshjet e ardhshme. Forca Shqipëria!

Ekipi Kombetar U20 Vajza
Ekipi Kombetar U20 Vajza

Ju prezantojmë me ekipin kombëtar U20 vajza Këto janë vajzat që do të na përfaqësojnë në Kampionatin Evropian Division B të FIBA-s në Sofje, Bullgari! Dea Sali, Alesja Sota, Izabel Demaj, Melida Hykaj, Natalia Selmani, Sajda Danaj, Afori Zyba, Livia Gjata, Anisa Bokrina, Brikena Mucenji, Sara Murcaj, Anisa MusajaMe trajnerë Klarent Dedaj dhe Sibora Kelleci, jemi të sigurt që do të japin më të mirën e tyre në çdo ndeshje!Mbështesim vajzat tona në këtë rrugëtim !   #FIBA #EuroBasket #TeamAlbania #Basketball #U20 #Shqipëria

Ekipi Kombetar U20 Djem
Ekipi Kombetar U20 Djem

 Ekipi Kombëtar i Shqipërisë U20 është gati për EuroBasket në Pitești, Rumani! Nga data 12-21 korrik, djemtë tanë do të përballen në Grupin D me Bullgarinë, Gjeorgjinë, Rumaninë dhe Estoninë. Suksese ekipit!       Ekipi:• Endi Troqe• Aleksis Nika• Ajet Cahani• Flavio Roci• Genti Cokaj• Fabio Paloka• Arden Begaj• Veton Gjecaj• Andri Jareci• Klevis Merdhoci• Leo Melo• Erti Kotobelli#EuroBasket #TeamAlbania #FSHB #U20 #BasketbollShqiptar

Ekipi kombëtar U16 i vajzave ka nisur Kampionatin Evropian me fitore!
Ekipi kombëtar U16 i vajzave ka nisur Kampionatin Evropian me fitore!

Ekipi kombëtar U16 i vajzave ka nisur Kampionatin Evropian me fitore! Në një ndeshje të fortë kundër Maltës, vajzat tona triumfuan me rezultatin 43-50. Krenarë për përfaqësimin dhe performancën e tyre në fushë! Vazhdoni kështu! #EkipiKombëtar #Basketboll #U16 #FitorjaEParë #KampionatiEvropian #Krenari

Vendi 3-te #FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2024
Vendi 3-te #FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2024

Me fitoren 73-61 kundër Qipros, ato kanë siguruar vendin e tretë në Kampionatin Europian për Vendet e Vogla. Ky rezultat është dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të ekipit dhe stafit teknik. Falenderime të veçanta për vajzat dhe stafin që na bënë krenarë! #Albania #Basketball #Champions #FIBA2024

Besëlidhja ekipi Kampion 2023-24
Besëlidhja ekipi Kampion 2023-24

Me date 25.05.2024, Besëlidhja është shpallur kampion ne kampionatin kombetar meshkuj pasi mundi Teutën në serinë e finaleve me një rezultat të pastër 4-0! Ndeshja Beselidhja 103-72 Teuta Ndeshja Teuta 75-91 Beselidhja Ndeshja Beselidhja 106-65 Teuta Ndeshja Teuta 67-105 Beselidhja Pa asnjë humbje gjatë gjithë sezonit, Besëlidhja ka treguar dominimin e saj absolut në fushën e lojës, duke shkruar emrin e saj me germa të arta në historinë e basketbollit shqiptar. Lojtari MVP i finaleve u shpall Julian Hamati.

LIGA UNIKE MESHKUJ 2024
LIGA UNIKE MESHKUJ 2024

Super Edge, Super Spektakël: Trepça triumfon në Ligën Unike Spektakli i basketbollit në Vlorë është mbyllur me triumfon e Trepçës në Ligën Unike Lajthiza. Mitrovicasit në një super finale kanë shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 66:67 (19:11, 15:25, 18:13, 14:21). Kjo ishte hera e parë që klubi mitrovicas e fiton këtë trofe. Në parket dhe tribuna ishte spektakël i basketbollit, me një sfidë dramatike, derisa një numër i madh i tifozëve kishin udhëtuar nga Mitrovica e Theranda për ta përcjellë këtë finale. Therandasit e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 5:0, e më pas ngritën epërsinë në […]

LIGA UNIKE FEMRA 2024
LIGA UNIKE FEMRA 2024
FINALE U16 VAJZA 2024
FINALE U16 VAJZA 2024

FINALE U16 VAJZA THE ROSES GOGA BASKET 15:00 PERMET #fshb #finale #vajza #girls #herworldherrules #permet #gogabasket #2024 #finals #basketball  

Ekipi Kombetar Meshkuj
Ekipi Kombetar Meshkuj

Stafi teknik i ekipit kombetar meshkuj te rritur ka percaktuar 15 lojtaret te cilet do te zhvillojne fazen e grumbullimit, date 19 deri 23 shkurt 2024, ne ambjentet e Akademise “Goga Basket”, Durres. Me date 23 shkurt do te perzgjidhen 12 lojtaret te cilet do te perfaqesojne Shqiperine ne ndeshjen kunder Armenise, date 25 shkurt 2024, ne Yerevan, Armeni. Kjo ndeshje do te jete e para per ekipin tone ne kuader te Para-Eliminatoreve Europiane per Kupen e Botes 2027. Ekipi i drejtuar nga trajneri Erkand Karaj, do te zhvilloje kater ndeshje per kete faze, ku ndeshja e rradhes do te […]

Kupa e Shqiperise Meshkuj Janar 2024
Kupa e Shqiperise Meshkuj Janar 2024

Kupa e Shqiperise per meshkuj me 20.01.2024 pati finalen e saj ne nje ndeshje ku u perballen Beselidhja -Tirana Neptun Ndeshja u zhvillua ne sallen e Parkut Olimpik “Feti Borova” me pranine e tifozeve respektive qe mbeshteten skuadrat e tyre deri ne fund.Ndeshja u mbyll me rezultatin 74-92 duke bere qe ekipi i Tirana Neptun te jete fituesi i Kupes se Shqiperse.  

Kupa e Shqiperise Femra Janar 2024
Kupa e Shqiperise Femra Janar 2024

Ekipi i Flamurtarit fiton Kupen e Shqiperise per femra! Me 18.01.2024, ne Vlore ne Pallatin e Sportit “Flamurtari” u zhvillua ndeshja finale e Kupes se Shqiperise per femra mes Flamurtarit dhe Partizanit. Nje ndeshje emocionuese qe i mbajti te gjithe tifozet prezent dhe ata qe e ndoqen ne “Live” me tension deri ne sekonden e fundit ku edhe u nda fitorja. Ndeshja u mbyll me nje pike diference 80-79 per Flamurtarin.Kjo nuk ishte hera e pare qe keto dy skuadra te forta perballen ne finale ashtu si edhe vjet ku perseri Flamurtari me te njejten diference prej 1 pike fiton […]

Tirana Kampione e Shqiperise ne basketboll per femra 2023-24!
Tirana Kampione e Shqiperise ne basketboll per femra 2023-24!

Kthehet Kupa në Kryeqytet pas 5 vjetësh! Ekipi i Tiranës triumfon ne finalen e katert ndaj ekipit te Flamurtarit me rezultati final 71-51. Mvp u shpall Enisa Qosja. NDESHJA 1 Flamurtari 57-61 Tirana NDESHJA 2 Tirana 60-53 Flamurtari NDESHJA 3 Flamurtari 63-60 Tirana NDESHJA 4 Tirana 71-51 Flamurtari  

Tirana ekipi kampion U18 Vajza 2023-24
Tirana ekipi kampion U18 Vajza 2023-24

Tirana ka arritur te shpallet kampion ne kampionatin kombetar U18 vajza per edicionin 2023-24, duke mundur ne finale ekipin e Goga Basket me rezultatin 57-53.  

Goga Basket ekipi kampion U18 djem 2023-24!
Goga Basket ekipi kampion U18 djem 2023-24!

Ekipi Goga Basket triumfon në finale të Kampionatit Kombëtar U18 me rezultat 62-74 kundër ekipit të Superiorit. MVP : Ergi Bregu

Klinika e trajnereve ne Mini-Basketboll përfundon me sukses!
Klinika e trajnereve ne Mini-Basketboll përfundon me sukses!

Klinika e Mini Basket përfundon me sukses! Klinika e mini basket drejtuar nga z. Maurizio Cremonini ka përfunduar, duke ofruar një eksperiencë të pasur praktike dhe teorike për trajnimin e grupmoshës U12. Ditën e dytë, trajnerët dhe pjesëmarrësit u angazhuan në seanca intensive në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë. Një falënderim i veçantë për Federatën Italiane të Basketbollit dhe z. Maurizio Cremonini për angazhimin dhe përkushtimin e tyre. Sekretari ynë vazhdon të krijojë mundësi të reja për klinika dhe trajnim për zhvillimin e basketbollit në Shqipëri. #FSHB #MiniBasket #Trajnim #Basketboll #MaurizioCremonini #Falënderim #ZhvillimSportiv

previous arrow
next arrow