SPOC

SPOC (Single Point Of Contact) eshte pozicion qe lidhet me ruatjen e kodit te Integritetit dhe Etikes, i cili mban kontakt të afërt me FIBA-n në çështjet e Integritetit në aktivitetet basketbollistike në Shqipëri duke perfshire detyrat e meposhtme:
a. Analizon raportime për çeshtje të shkeljeve të Kodit të Etikës në aktivitetin basketbollistik në Shqipëri sipas formës së miratuar për aplikim të raportimeve;
b. Heton për çdo shkelje të dyshuar të Kodit të Etikës dhe Integritetit të FSHB-s dhe/ose të FIBA-s;
c. Siguron që të gjitha hetimet e kryera në emër të FSHB-së të jenë të arsyeshme dhe në përputhje me të gjitha ligjet, rregulloret dhe udhëzimet në fuqi të FSHB-së;
d. Ruan në mënyrë konfidenciale çdo informacion të marrë nëpërmjet raporteve ose hetimeve për shkeljet e dyshuara të lidhura me integritetin, përveç rasteve kur autorizohen nga FSHB për t’ia zbuluar publikut, autoriteteve ose kërkohet nga ligji për ta bërë publike;
e. Nëse është e nevojshme, i propozon FSHB-së ekspertizë specifike që mund të jetë e nevojshme në mbështetje të hetimit;
ë. Jep një raport të pavarur FSHB-së pas një hetimi ose FIBA-s apo institucioneve të tjera sipas rastit.
f. Mban kontakt zyrtar me FIBA-n dhe raporton për çdo problematikë rreth Integritetit në aktivitetet basketbollistike në Shqipëri që cënon Kodin e Etikës të FSHB-së dhe/ose të FIBA-s .
g. Ndjek trajnimet e kërkuara nga FSHB, FIBA apo Institucione të tjera sportive rreth çeshtejeve të Integritetit në sport.
gj. Vepron i pavarur në interes të Integritetit basketbollistik në Shqipëri, duke raportuar dhe denoncuar problematikat Institucionale të FSHB-së, shoqatave anëtare të FSHB-së apo organizatave ose institucioneve të tjera me ndikim, në organet e drejtësisë në territorin e Shqipërisë ose Ndërkombëtare.

 

Roli i SPOC per FSHB-ne i eshte besuar z. Edison Gjoni prej dates 02.09.2024.

 

LINK INFORMATIV NGA FIBA

*Raportimi

Kushdo që ka njohuri për sjellje abuzive (jo vetëm personi që e përjeton atë) ka të drejtën dhe detyrimin moral për të njoftuar dhe bërë një ankesë formale. Ju mund të raportoni sjelljen abuzive tek:

  • – Burimet Njerëzore të klubit/ekipit tuaj;
    – Federata Shqiptare e Basketbollit;
    – Rrethi juaj (p.sh., familja, agjenti, Mentori i Lojtarëve, etj.);
    – FIBA (players@fiba.basketball);
    – Nëse sjellja kërcënon sigurinë, kontaktoni policinë.

FSHB dhe organizatat ndërkombëtare ndalojnë këdo që tenton të pengojë ose të hakmerret kundër atyre që raportojnë, kundërshtojnë, ose flasin kundër sjelljeve abuzive. Ata gjithashtu ndalojnë hakmarrjen ndaj kujtdo që merr pjesë në një hetim lidhur me sjellje abuzive, ose që mbështet të tjerët në përpjekjet e tyre për të raportuar, kundërshtuar, ose folur kundër sjelljeve abuzive. Kushdo që ka njohuri për tendecë lidhur me pengimin apo hakmarrjen ndaj personave që raportojnë, ka të drejtën të njoftojë dhe të bëjë një ankesë formale.

Me poshte mund te raportoni tek SPOC:

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
*Kjo eshte nje hapsire opsionale nese deshironi te vendosni te dhenat tuaja.
Kjo eshte hapsire opsionale nese deshironi te vendosni emailin tuaj.
Ne kete hapsire mund te shkruani pershkruani raportimin per cenim te kodit te Etikes dhe Sjelljes lidhur me aktivitetet basketbollistike ne Shqiperi.