Kombëtarja mbyll ndeshjet për këtë vit kalendarik!

Kombëtarja mbyll ndeshjet për këtë vit, pas një periudhe intensive pune dhe përgatitjesh.🇦🇱
Shqipëria mbylli ndeshjen me rezultatin 73–63 per ekipin e Sllovakisë, më 27.11.2025. në Sllovaki. Përballja e radhës ishte ndaj Kosovës, më 30 nëntor në Shkodër, në “Qazim Dervishi”, ora 18:00.
Shqipëria mbylli ndeshjen ndaj Kosovës me rezultatin 84-99 në “Qazim Dervishi”. Skuadra zhvilloi një lojë me ritëm dhe luftoi deri në fund përpara tifozëve në Shkodër.
Ekipi dhe stafi teknik kanë dhënë më të mirën e tyre, ndërsa mbështetja nga tifozët ka qenë e pandërprerë.
Një falënderim i veçantë shkon për Bashkinë Shkodër dhe strukturat lokale, për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë organizimit të ndeshjes së fundit.
Faleminderit të gjithëve që na keni qëndruar pranë.
Shihemi në mars, të motivuar dhe gati për sfidat e radhës të Kombëtares.🔥🙌🏻