LIGA UNIKE 2025-26

Fillon edicioni i ri i Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve 🏀⛹️

🔥Liga Unike e meshkujve nis edicionin e ri, duke vazhduar misionin e saj për të bashkuar basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë në një garë të strukturuar dhe gjithnjë e më konkurrente.

🇽🇰🇦🇱Tetë skuadra, katër nga secili vend do të garojnë në edicionin 2025/256.

💪Banka ProCredit mbetet sponsor i artë i Ligës Unike, duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e kësaj gare që bashkon klubet e dy federatave, Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB).

📆Xhiroja e parë do të zhvillohet të mërkurën, ku përballen Besëlidhja me Borën dhe Teuta me Vëllaznimin, në kuadër të Grupi A, kurse dy ndeshjet e Grupit B janë shtyrë: Golden Eagle Ylli-Vllaznia dhe GO+Peja-Apollonia.

🏆Ndeshjet do të vazhdojnë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ku më 18/19 mars do të mbahet Final 4, që këtë vit do të organizohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit në Shqipëri.

🌐Më shumë në ligaunike.com

#LigaUnike #Kosova #Shqiperia #FBK #FSHB