Me trofetë e ndara dhe emocionet e fundit në parket, mbyllet me sukses Kampionati Evropian U18 për Djem Divizioni C i zhvilluar në Tiranë.




Një tjetër organizim i suksesshëm nga Federata Shqiptare e Basketbollit, që konfirmon edhe një herë aftësinë dhe seriozitetin e saj në pritjen dhe zhvillimin e eventeve ndërkombëtare në vendin tonë. Pas Shkodrës me Kampionatin U16, dhe tashmë Tiranës me U18, Shqipëria po forcon pozicionin e saj si një destinacion i besuar për FIBA-n .
Faleminderit stafit organizativ dhe vullnetarëve të palodhur për punën dhe përkushtimin në çdo detaj. Mirënjohje për Bashkinë Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë.
Tirana e përmbylli me sukses këtë kapitull dhe jemi gati të hapim të riun.
Na presin sfida të tjera, dhe një verë tjetër basketbolli në Shqipëri!
































