Federata Shqiptare e Basketbollit ka nisur informacionet dhe formularët e regjistrimit për edicionin e ri sportiv, 2025-26.
Data të rëndësishme:
- 1 Shtator 2025 – Afati i fundit për dorëzimin e Formularit të Pjesëmarrjes dhe Detajeve të Shoqatës
- 10 Shtator 2025 – Afati i fundit për dorëzimin e formularit “Lista e Ekipit” (për ekipet të rritur/a) si dhe për plotësimin e dokumentacionit të lojtarëve/lojtareve (kartelat mjekësore sportive, siguracionet sportive, kontratat, etj.)
Aktiviteti i parë kombëtar për edicionin 2025–26 do të jetë Kupa e Federatës, e cila do të zhvillohet në muajin shtator me ekipet që do të konfirmojnë pjesëmarrjen dhe do të kenë plotësuar dokumentacionin deri më 10 shtator.
Më pas do të vijojë organizimi i Superkupës për meshkuj dhe femra, e cila do të paraprijë nisjen e kampionateve kombëtare në fillim të muajit tetor.