FIBA U16 EuroBasket Shkodra 2025

Përfundon me sukses Kampionati Evropian U16 për Djem – Divizioni C, pas 9 ditësh me ndeshje të forta dhe një atmosferë të veçantë në qytetin e Shkodrës, i cili për herë të parë mirëpriti një event të tillë ndërkombëtar basketbolli.
Luksemburgu u shpall kampion i këtij edicioni, ndërsa Andorra dhe Armenia zunë vendet e dytë dhe të tretë. Shqipëria e mbylli turneun në vendin e katërt, duke treguar përkushtim dhe shpirt garues.
Federata Shqiptare e Basketbollit falënderon Bashkinë Shkodër për mbështetjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në organizimin e këtij kampionati.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për sponsorët që mbështetën këtë iniciativë. Kontributi i tyre ishte i rëndësishëm për suksesin e këtij eventi dhe për zhvillimin e basketbollit në Shqipëri.
Në ceremoninë përmbyllëse ishin të pranishëm presidenti i FSHB-së z. Avni Ponari, sekretari i përgjithshëm z. Franko Bushati, zv.ministri i Arsimit dhe Sportit z. Endri Hoxha, i cili dorëzoi çmimin MVP të turneut, si dhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër z. Alban Preka.