Ekipi Kombetar 3X3

🇦🇱 Ekipi i parë përfaqësues e mbyll rrugëtimin në EuroCup pa arritur gjysmëfinalet, por me një tjetër eksperiencë të vlefshme.

Pas dy ndeshjeve ndaj Qipros dhe Irlandës, ekipi ynë kombëtar përfundon pjesëmarrjen në këtë edicion të kualifikueseve.
Këto pjesëmarrje janë një mundësi e vlefshme për të promovuar basketbollin 3×3 në Shqipëri dhe për t’u dhënë lojtarëve tanë përvojë.
FSHB do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e 3×3 si një pjesë e rëndësishme e strategjisë së saj për rritjen e basketbollit shqiptar.
Vera vazhdon me angazhimet e ekipeve të tjera kombëtare te moshave 🔥🙌🏻