ALLEY-OOP

Ndalesa e rradhës për Presidentin e Federatës së Basketbollit,z.Avni Ponari,në kuadër të projektit të FIBA-s ALLEY-OOP, ishte në universitetin Aleksandër Xhuvani,Elbasan.Në takimin që ai pati me studentë dhe drejtues të këtij universiteti u diskutuan tema të rëndësishme në lidhje me përfshirjen e studentëve në elemente të ndryshëm të basketbollit siç janë trajnimi apo arbitrimi për të cilat Presidenti Ponari bëri propozime me shumë vlerë për përfshirjen e tyre në kurrikulat e mësimdhënies.Për të ilustruar me shembuj konkretë aktivizimin e të rinjve në arbitrim dhe për të sjellë eksperiencën e tij personale,fjalën e mori instruktori dhe arbitri i FIBA-s,z.Edison Gjoni.Ky takim mbresëlënës është vetëm hapi i parë drejt një bashkëpunimi ndërinstitucional në të ardhmen.FSHB falenderon rektoren e universitetit,Prof.dr.Elvira Fetahu,Prof,as.dr.Edmond Biçoku dhe studentët pjesëmarrës për mikpritjen.