Klinike Trajnimi me Marco Ramondino!

Bashkëpunimi me FIP (Federata Italiane e Basketbollit) vazhdon – Seminari me Marco Ramondino
Federata Shqiptare e Basketbollit ka kënaqësinë të njoftojë seminarin që do të mbahet në Tiranë, me të ftuarin special Marco Ramondino.
Ramondino u shpall Trajner i Vitit në Serie A me Derthona Basket në sezonin 2022-2023 dhe ka përvojë të gjerë me ekipet kombëtare nga U16 deri në U23. Ky seminar dy-ditor është një mundësi e rëndësishme për të gjithë trajnerët e Superligës, Kategorisë së Parë dhe kategorive të moshave.
Programi:
– 4 Tetor (16:00-18:00) – Seancë teorike në ambientet e FSHB-së, ku do të trajtohen temat: “Studi i kundërshtarit” dhe “Roli i trajnerit në ekip”.
– 5 Tetor (9:30-12:30) – Seancë praktike në Pallatin e Sportit ‘Farie Hoti’, me fokus: “Parimet e mbrojtjes individuale” dhe “Mbrojtja kundër pick and roll”.
Federata Shqiptare e Basketbollit do të vazhdojë të sjellë emra të mëdhenj për të mbështetur zhvillimin e basketbollit në Shqipëri. Trajnerët do të kenë materialet teorike pas konfirmimit të pjesëmarrjes së tyre.