Klinika e Mini Basket përfundon me sukses!
Klinika e mini basket drejtuar nga z. Maurizio Cremonini ka përfunduar, duke ofruar një eksperiencë të pasur praktike dhe teorike për trajnimin e grupmoshës U12. Ditën e dytë, trajnerët dhe pjesëmarrësit u angazhuan në seanca intensive në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë.
Një falënderim i veçantë për Federatën Italiane të Basketbollit dhe z. Maurizio Cremonini për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.
Sekretari ynë vazhdon të krijojë mundësi të reja për klinika dhe trajnim për zhvillimin e basketbollit në Shqipëri.