Ekipi kombëtar i femrave ka nisur sot fazën e parë të seleksionimit. Nën drejtimin e trajnerit Klaudio Ndoja i cili synon të formojë një skuadër të fuqishme dhe të harmonizuar.
Këtë vit, ekipi ynë do të jetë pjesë e Kampionatit të Vendeve të vogla, i cili do të zhvillohet në Prishtinë, Kosovë nga 25 deri më 30 qershor.
Procesi i seleksionimit do të jetë intensiv, me synimin për të zgjedhur lojtaret më të mira dhe për të krijuar një ekip që do të mund të konkurojë me sukses në këtë kompeticion. Me përkushtimin dhe udhëheqjen e Klaudio Ndojës, ekipi pritet të tregojë performancë të shkëlqyer dhe të arrijë rezultate të larta në Kampionatin e Vendeve të vogla.