FLAMURTARI FITUESE E KUPES SE SHQIPERISE

Ne Vlore ne Pallatin e Sportit “Flamurtari” u zhvillua ndeshja finale e Kupes se Shqiperise per femra mes Flamurtarit dhe Partizanit. Nje ndeshje emocionuese qe i mbajti te gjithe tifozet prezent dhe ata qe e ndoqen ne “Live” me tension deri ne sekonden e fundit ku edhe u nda fitorja. Ndeshja u mbyll me nje pike diference 80-79 per Flamurtarin.Kjo nuk ishte hera e pare qe keto dy skuadra te forta perballen ne finale ashtu si edhe vjet ku perseri Flamurtari me te njejten diference prej 1 pike fiton kupen , duket sikur historia perserit veten .
Rivaliteti vazhdon duke na dhuruar loje te bukur e kenaqesi.Urojme ekipin fitues dhe nuk mund te leme pa pergezuar edhe ekipin e Partizanit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*