Asambleja Vjetore e FSHB-se 22.12.2023

Federata Shqiptare e Basketbollit, në zbatim të Statutit të sajë organizoi Asamblenë e Përgjithshme Vjetore më datë 22 dhjetor 2023, në Tirana Hotel Internacional.

Asambleja u drejtua nga Presidenti, z. Avni Ponari, me prezencë të anëtarëve të Komitetit Drejtues, znj. Migena Plasa, z. Juel Jarani, z. Klevis Kaso, znj. Edera Alibegaj, me praninë e Sekretarit të Përgjitshëm, z. Franko Bushati, si dhe me përfaqësues nga 17 shoqata anëtare të FSHB-së, nga 24 shoqata anëtare në total, duke formuar kuorumin e domosdoshëm për zhvillimin e Asamblesë, si më poshtë:

Nr. Shoqatat Anëtare të FSHB-së Adresa Personat perfaqesues ne Asamble
1 Shoqata e Basketbollit Vllaznia Shkodër Bledar Gjeçaj, Antonio Shabani, Roni Gjeçaj
2 Shoqata “Akademia Sportive Goga Basket” Tiranë Perikli Goga
3 Shoqata “Eagles Basket” Tiranë Ylli Ujka, Albert Ndreu
4 Shoqata “Galaktikët” Tiranë Klejda Osmani
5 Shoqata “Teuta Basket” Durrës Arqile Gorea, Napoleon Llalla
6 Shoqata “Marsi Basket” Tiranë Endi Lazimi
7 Shoqata “ABC” (Albanian Basketboll Center) Tiranë Bruno Hoxha
8 Shoqata Sportive e Basketbollit Flamurtari Vlorë Elona Hasanaj
9 Shoqata e Basketbollit “Skënderbeu” Korçë Juxhin Çili,
10 Shoqata e Basketbollit “Apolonia” Fier Palion Zarka, Aldi Gërmau
11 Shoqata “Pro Basket Invaders” Tiranë Mikel Sërbo
12 Shoqata “Karaj Basket” Tiranë Erkand Karaj, Onaldo Ago
13 Shoqata “Basket F Tirana 20” Tiranë Roland Avrami
14 Shoqata e Vëzhguesve dhe Gjyqtarëve të Basketbollit Tiranë Arben Kasmi
15 Shoqata “Dinamo Basket” Tiranë Bujar Spaho
16 Shoqata “Fieri Basket 2008” Fier Hermjona Çuko
17 Shoqata “Partizani Basket” Tiranë Albi Greva, Erdal Borova, Anila Boshnjaku

Shoqatat anëtare të cilat nuk u përfaqësuan në Asamble:

1          Shoqata “Studenti Basket”

2          Shoqata “Klubi i Basketbollit Elbasan Femra”

3          Shoqata “Vlora Basket”

4          Shoqata “Superior Basket”

5          Shoqata e Basketbollit “Permeti”

6          Shoqata “Kamza Basket”

7          Shoqata “Klubi i Basketbollit Tirana Meshkuj”

Asambleja e Përgjithshme u zhvillua sipas rendit të ditës:

  1. Veprimtaritë basketbollistike FSHB-se 2023;
  2. Plani i aktiviteteve kombëtare 2024;
  3. Plani i aktiviteteve ndërkombëtare 2024;
  4. Analiza Financiare e FSHB-së 2023;
  5. Pranimin në parim të anëtarëve të rinj, mbështetur në nenin 5 të Statutit të FSHB-së, si dhe kërkesës së paraqitur nga shoqatat e interesuara për anetaresim, të cilat aktualisht marrin pjesë në veprimtarinë e FSHB-së, si më poshtë:
Nr. Emërtimi Shoqatës Adresa Vendimi gjykatës Përfaqësuesi në Asamble
1 Shoqata Barleti Tiranë Nr.5454/3 – 20.05.2021 Ilia Kuro
2 Elite Basket Tiranë Nr. 6263 – 05.06.2019 Ilir Canhasi
3 Leaders Tiranë Nr. 6489 – 02.06.2020
4 Royal Basket Tiranë Nr. 6993 – 07.10.2022 Elidon Beqo
5 Shoqëria “Akademia Basketbolit Durres” (SHPK) Durrës 09.12.2022 – Qendra Kombetare e Biznesit Besim Dervishaj, Ondis Prifti
6 Skampa Basket Elbasan Elbasan Nr. 6633 – 09.02.2021 Edmond Biçoku, Engjëll Spahiu
7 Pogradeci Basket Pogradec Nr. 7177 – 12.09.2023 Klevis Cane
8 Juvenilia Basket Academy Durrës Nr. 7230 – 22.11.2023 Francesco Vitobello
9 Tirana Basket Tiranë Nr. 5675/1 – 30.11.2022 Alfred Cibaj

6. Diskutim i hapur me pjesëmarrësit në Asamble lidhur me Analizën Vjetore 2023 si dhe çështje të tjera sipas interesimit nga pjesënarrësit.

7. Avni Ponari, bazuar në vendimin 11 të Komitetit Drejtues, vlerësoi me titullin “President Nderi” z. Gazmend Çaçi, z. Roland Avrami, z. Pjerin Bushati, si dhe z. Astrit Zaganjori;

Gjithashtu, vlerësoi me pllakadë mirënjohje z. Klevis Kaso për asistencën në sigurimin e financimeve të disa aktiveteteve të FSHB-së, z. Enea Goga për mbështetjen nëpërmjet ambjenteve sportive të Akademsië “Goga Basket”, si dhe z. Gerti Shima për karrierën basketbollistike.

8. Vendimarrja e Asamblesë për autorizimin e Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FSHB-së për të nënshkruar Vendimin e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme;

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*