Shqiperia per here te pare pjese e EFIBA

Per here te pare Shqiperia do te jete pjese e eFIBA .🎮🇦🇱

eFIBA, pjese FIBA-s, është organizatori zyrtar i garave NBA 2K për ekipet kombëtare. Së bashku me ESL FACEIT Group (EFG), kompania lider e esports dhe argëtimit të videolojërave, eFIBA pret një sërë turnesh vjetorë, duke përfshirë finalet kontinentale dhe finalet botërore, për të sjellë ekipet e federatave kombëtare në fushën virtuale.
Sezoni është planifikuar të nisë nga java e parë e tetorit dhe deri në fund të dhjetorit. Ndryshe nga të gjitha eventet e mëparshme , këtë vit kualifikimet do të zhvillohen gjatë javës, të martën dhe të mërkurën pas orës 18:00 me orën lokale. Orari specifik do të vendoset pas konfirmimit të ekipeve Për raundet e kualifikimeve online, ekipi Shqiptar do të përballet me ekipe të tjera te rajonit.

#fshb #fiba #efiba #esports #albania #playstation #nba

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*