Gjate Kampionatit Europian qe u zhvillua ne Durres dy nga pjestaret e FSHB-se Ajla Gozhdari dhe Ersi Oruci organizuan nje aktivitet argetues dhe motivues me qellimin qe te afrojme sa me shume femijet dhe te rinjte drejt basketbollit. Ne si federate jemi bere pjese e nje programi Youth Leaders qe u zhvillua ne Zvicer. Kjo nisme eshte ndermarre nga Fondacioni i FIBA ” Basketball For Good” te cilen duhej ta perfshimin gjate ketij kampionati.
Zgjodhem pikerisht Qendren komunitare te Rrashbullit meqenese ishte prane kompleksit. Ishte nje kenaqesi e vecante te shihje buzeqeshjen argetimin e lumturine ne syte e tyre. I gjithe aktiviteti te cilit iu bashkuan edhe ekipet pjesemarrese ishte nje kembim i nderjellte sportiv e edukativ.
Ekipi i te rriturve te meshkujve me perkujdesje dhe perkushtim ashtu si edhe vajzat e perfaqsueseve U 18 u bene nje me ta dhe iu dhuruan atyre nje dite te vecante mbreselenese duke marre nga ata buzeqeshje te ciltra e kenaqesi te pafund.
Per ta mbyllur diten sa me bukur e qe ata ta ruajne emocionet e te zgjojme edhe me shume deshiren per kete sport te bukur iu dhuruam edhe disa simbolika ne lidhje me kete sport si bluzat e kombtares shishe me logon e Fibes litar element qe iu duhen per stervitje meqenese ata jane edhe femije qe vijne nga familje me probleme social ekonomike dhe sigurisht se kane te lehte te ndjekin sportet dhe endrrat e tyre . Duam ti falenderojme per mundesine qe na dhane .
Per keta femije dhe per suksesin e ketij aktiviteti ne duam ta vazhdojme pergjate gjithe vitit kete projekt shume frymezues 🏀
Leave a Reply