Në kuadër të zhvillimit të basketbollit tek fëmijët dhe specializimin e trajnerëve, FIBA në bashkëpunim me FSHB-në organizuan konventën europiane për moshën U14 në qytetin e Durrësit më 21, 22 dhe 23 tetor 2022.
Në kuadër të këtij eventi u mirëpriten delegacione nga FIBA dhe federatat europiane për trajtimin e çështjeve të zhvillimit të basketbollit të moshave nën 14 vjeç dhe u zhvillua mbledhja vjetore e komisionit europian për të rinjtë.
Në këtë event ishin të pranishëm Z. Turgay Demirel – President i FIBA Europe dhe Z. Kamil Novak – Drejtor Ekzekutiv i FIBA Europe, të cilët ishin dhe pjesëmarrës në ceremoninë e 75-vjetorit të FSHB-së, bashkë me delegacionet Europiane dhe të ftuar nga ambjenti basketbollistik në Shqipëri.
Më datë 21 tetor (premte) u organizuar mbledhja e komisionit të rinjve FIBA Europe në sallën e konferencës në Hotel “Albanian Star”, Durrës.
Më datë 22 tetor (shtunë) në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” u organizua klinika e trajnerëve me tema specifike për grupmoshën U14, drejtuar nga lektorët e FIBA-s.
Më datë 23 tetor (dielë) u organizuar konventa për grupmoshën U14 me trajnerë përfaqësues nga federatat europiane dhe Shqipëria, në hotel “Albanian Star”, Durrës.
Leave a Reply