JR.NBA mbërrin në Shqipëri!

JR.NBA mbërrin në Shqipëri!

FSHB ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me jr.nba. Kjo organizatë stimulon kampionatet kombëtare të moshave nën 14 vjeç në formatin e NBA. Ajo ka arritur të shtrihet gjerësisht në europë dhe s’fundmi do të aplikohet dhe në vendin tonë gjatë muajve tetor–dhjetor 2022 me grupmoshën U14 djem.

Në bashkëpunim me shoqatat anëtare do të organizohen 30 ekipe U14 djem nga Shqipëria të cilat do të ndahen në 6 grupe me nga 5 ekipe sipas formatit të NBA. Grupet do të ndahen në dy divizione “West / East” me nga 3 grupe secili divizion.

Më datë 17 tetor 2022 do të organizohet shorti i kampionatitit, ku secili ekip pjesëmarrës do të përfaqesojë një ekip nga NBA sipas formulave të përcaktuara.

Pas realizimit të fazës së grupeve, synohet të ralizohen 120 ndeshje (20 ndeshje për secilin nga 6 gurpet), do të ralizohen fazat çerek finale – gjysmë finale dhe finale për secilin divizion. Ndeshja e fundit do të jetë ndërmjet dy ekipeve fituese nga divizionet.

#fshb #jrnba #basketball #nba

 

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*