4 vjet “Dhimitraq Goga”!

Sot 18 mars 2022 është përvjetori i katërt i inagurimit të impiantit sportiv  “Dhimitraq Goga”. Kjo mbetet një ditë e shenuar jo vetëm për qytetin e durrësit por pë të gjith vendin.
Pallati i sportit “Dhimitraq Goga”, tashmë i modernizuar me pajisjet më të reja, njëkohësisht, me hotelin dhe restorantin e tij, që  prej katër vitesh është bërë shtëpia e  aktiviteteve  kombëtare dhe ndëkombëtare të organizuara nga FSHB.
Ajo falë një bashkëpunimi të shkëlqyer FSHB & Akademi është bërë strehëza e ekipeve kombëtare në të gjitha kategoritë, duke siguruar kushte stërvitore dhe të ndeshjeve konform standarteve të përcaktuara nga FIBA dhe të njohura nga ajo..
Urojmë që shëmbuj të akademisë “Dhimitraq Goga” të kemi edhe nga sipëmarrës të tjerë…! 
 #fshb #albanianbasketballfederation #akademiagogabasket

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*