Federata Shqiptare e Basketbollit shpall thirrjen për aplikim, në pozicionetin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Menaxhere Projektesh.
Sekretari i Përgjithshëm në zbatim Nenit 29 dhe 30 të Statutit të FSHB-së është drejtuesi ekzekutiv i FSHB-së.
Sekretari i Përgjithshëm:
- Të jetë shtetas/e shqiptar/e me banim në Shqipëri
- Të ketë Arsim të Lartë preferohet Arsim i Larte Sportiv dhe të jetë njohës shumë i mire i basketbollit.
- Preferohet mosha 30 – 45 vjeç.
- Të mos jetë i dënuar nga organet e drejtësisë shqiptare apo të huaj.
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.
- Të ketë kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Të jetë i përkushtuar në punë dhe ndjekë dinamikën e aktiviteteve Basketbollit.
- Të jetë motivues dhe gjithëpërfshirës.
- Koordinojë dhe zhvillojë strategji veprimi të cilat i paraqet për miratim në Bordin drejtues të FSHB-së.
- Identifikojë problematikat zhvillimore të basketbollit në nivel kombëtar dhe rajonal ndërton programe zhvillimi dhe i miraton ne bordin drejtues.
- Hartojë programin e aktiviteteve basketbollistike në të gjithë territorin e Shqipërisë në të gjitha nivelet dhe e miraton në Bordin drejtues.
- Të thërrasë mbledhjet e Bordit drejtues jo më pak se një në dy muaj dhe i raporton atij për problematikat e FSHB-së dhe kërkon miratim vendimesh udhezime e rregulla sipas nevojave që lindin në Federatë.
- Miratojë planin mujor të punës të drejtorëve sipas detyrave përkatëse dhe organizon takime ne Shoqata nëpër rrethe për problematikat që kanë.
- Organizojë dhe drejtojë me miratim në Bordin drejtues kurset e kualifikimit të gjygjtarëve, trajnerëve dhe programeve të mareketingut.
- Organizojë, përfaqësojë dhe koordinojë, takime, konferenca, udhëtime si titullar i FSHB dhe I miraton ato tek Presidenti .
- Marrë pjesë në takime kombëtare dhe ndërkombëtare me miratimin nga Presidenti.
- Marrë masa të ekzekutojë me përpikmëri të gjitha vendimet e marra nga KD-ja e FSHB-së dhe informon në çdo mbledhje për realizimin e detyrave të caktuara.
- Informojë KD-në çdo tre muaj për situatën finaciare dhe problemet në federatë.
- Informojë presidentin për të gjitha dokumentacionet zyrtare që mbajnë firmën e tij, në adresë të institucioneve bashkëpunëtorëve dhe palëve të treta.
- Manaxhojë dhe lehtësojë marrdhëniet me përfaqësues të shoqatave anëtare të FSHB-së, institucioneve zyrtare dhe private, ish-kontributorë në fushën e basketbollit, etj.
- Të ndjekë nga afër punën e komisioneve të krijuara pranë FSHB-së dhe të marrë informacione për punën e tyre dhe problematikat e tyre.
- Miraton çdo buxhet tek Presidenti dhe përgatit së bashku me finacën pagesat e miratuara.
- Është firmë e parë në pagesat që bëhen në emër dhe për llogari të federatës.
- Është në dispozicion të kryejë çfarëdo pune që ngarkon Bordi drejtues në mbarëvajtjen e FSHB-së.
Kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm duhet :
- Të bëjë pregatitjet për Asamblenë e Përgjithshme dhe për mbledhjet e KD-së, e të organeve të tjera të FSHB-së.
- Të zbatojë vendimet e Asamblesë dhe KD-së
- Të organizojë dhe drejtojë të gjithë veprimtarinë e përditshme administrative dhe financiare të FSHB-së.
- Të merret me organizimin e brendshëm duke hartuar rregulloret përkatëse dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen dhe funksionimin e administratës së FSHB-së, si edhe drejtimin e saj.
- Të mbajë korrespondencën dhe arshivën.
- Të koordinojë punën e grupeve të punës.
- Të hartojë kontratat e punës, shërbimeve, partneriteteve etj.
- Të kontrollojëqë veprimtaria e FSHB-së të jetë në përputhje me statutin .
- Të vezhgojë zbatimin statutit dhe rregulloreve, nga anëtarët dhe propozon për rastet e shkeljeve të kryera prej tyre, sipas rregullave të përcaktuara në statut.
- Sekretari i Përgjithshëm, raporton përpara Asamblesë, KD-së dhe Presidentit, sa herë i kërkohet një gjë e tillë.
Lutemi dërgoni CV-të tuaja dhe një letër motivimi në: info@fshb.basketball
Deri në datën: 28.02.2022
____________________________________________
Kriteret e Përgjithshme:
1. Pregatit planin e Marketingut dhe harton startegjinë vjetore të zhvillimit të aktiviteteve dhe organizon e
drejton punën për rritjen e të ardhurave të Federatës , harton Planin e Përgjithshëm të Marketingut dhe
propozon buxhetin e marketingut bazuar në këtë plan.
2. Është përgjegjës , për imazhin dhe paraqitjen e aktivitetit në media, në rrjete sociale
3. Është përgjegjës për hartimin e strategjisë së fushatave të marketingut (të brendshme dhe të jashtme) për
të siguruar eficencën maksimale të tyre, peësa i përket brandit/produktit (eventet sportive basketbollistike)
4. Merr pjesë në proçesin e zhvillimit të rrjetit; në qytete të ndryshme ku ka shtrirje të aktiviteteve
basketobllistike, duke ndjekur politikën e gjithëpërfshirjes në eventet basketbollistike të të gjitha kategorive
5. Merr pjesë në proçesin e zhvillimit të produktit/Eventit basketbollistik të shitshëm ndaj publikut,
mediave,sponsorëve, grupeve të interesit/komunitetit të basketbollit dhe ndjek ecurine e tyre. Në bazë të
rezultateve, sugjeron përmirësime në strategjitë e marketingut të eventeve sportive
6. Ndjek dhe informon antarët për të gjitha eventet e organizuara nga FIBA dhe partnerët e tjerë ndërkombëtare basketbollistike, duke krijuar kontakte dhe shkëmbyer eksperienca
7. Krijon rrjete lokale dhe kombëtare bashkëpunimi për promovimin dhe mediatizimin e eventeve Basketbollistike
8. Ndjek me përpikmëri programe kualifikimi të ofruara nga FIBA, Liga Unike, Federata të Tjera kombëtare,
apo partnerë të tjerë me të cilat FSHB bashkëpunon dhe trajnon në fushën e marketingut, duke shpërndarë
informacionin/trajnuar, shoqatat anëtare të Federatës së Basketbollit.
Për të përmbushur detyrat e saj DM:
– manaxhon marrëdhëniet brenda stafit për zhvillimin e marketingut
– manaxhon marrëdheniet me kompanitë,agjensitë e reklamave dhe furnitorët e ndryshem,mediat dhe sponsorët
– mban lidhje me përfaqësuesit e shoqatave të basketbollit, dhe organizon trajnime me to anëtare të FSHB-së si
edhe autoriteteve lokale
-përgjegjës për sportin, dhe siguron plotësimin e nevojave, te lidhura me ruajtjen e standartit vizual të brendshëm
dhe të jashtëm të eventeve basketbollistike.
Profili Individual i dëshiruar:
• Të ketë përfunduar studimet e larta;
• Të ketë marrë pjesë në trajnime në fushën e marketingut;
• Njohës dhe ndejkës I mirë I aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare;
• Të ketë eksperiencë pune në fushën e Marketingut, në kompani apo institucione, jo me pak se tre vjet;
• Kërkohen njohuri marketimi të eventeve sportive, (preferohet basketbollistike);
• Njohuri të mira në marketing dhe komunikim për të përmbushur me efektivitet objektivat dhe prioritetet e
FSHB-së;
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, në mënyrë që të ndjekë programe kualifikimi ndërkombëtare;
• Të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe të promovojë të gjitha eventet basketbollistike të FSHB-së;
• I gatshëm për të lëvizur në qytete të tjera sipas kërkesës;
• Krijuese, e kujdeshme ndaj detajeve;
*Personat që kanë background basketbollistik, kanë përparësi.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda datës 28 shkurt 2022:
– Leter motivimi për pozicionin
– CV e detajuar
info@fshb.basketball
Leave a Reply