Disa zbardhje nga intervista e Z. Ponari

  1. Liga Unike/ Ponari i mbyll gojën “skeptikëve”: Shqipëria dhe Kosova, unike në basketboll

Nuk arritën të bëhen bashkë në futboll, të krijonin një Ligë të përbashkët, por Shqipëria dhe Kosova më në fund mund të unifikohen në parketin e basketbollit.

Pas shumë përpjekjeve, më në fund dy trojet shqiptare ia dolën të krijonin një Ligë të përbashkët në basketboll, “Liga Unike”, me pjesëmarrjen e ekipeve më të mira nga të dy shtetet.

Në një intervistë përballë gazetarit Gert Çarçani në MCN TV, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit z.Avni Ponari i kthehu përgjigje edhe skepktikëve që kanë tentuar vazhdimisht të njollosin një eveniment kaq të rëndësishëm.

“Janë vetëm dy vende të veri të Europës, Lituani dhe Letoni që kanë krijuar diçka të tillë dhe Shqipëria e Kosova. Kështu që, Liga Unike mbetet unike jo për shkak të ndonjë mendimtari që mendon se ky emër është vendosur si emër i ndonjë kompanie por ky është vendosur unik Shqipëria dhe Kosova, unik në basketbollin. Dhe kjo është edhe emri dhe themeli i këtij emri. Unik në basketbollin e tyre, Shqipëria dhe Kosova.

Ndonëse mund të ketë patur edhe njerëz skeptikë, njerëz që flasin pa mend në kokë që e quajnë një lëvizje, një aktivitet jo i rëndësishëm sepse duan ti japin vlerë vetes dhe e quajnë mendimin e tyre si të rëndësishëm.

Do të thoja që ky aktivitet do të ecë dhe do të ketë mbështetjen e sportdashësve në Shqipëri dhe në Kosovë”, u shpreh ndër të tjera Ponari.

Sipas presidentit të FSHB, aktivitetet e përbashkëta mes dy vendeve do të rrisnin cilësinë jo vetëm në basketboll por edhe në sporte të tjera, përfshirë edhe futbollin.

  1. “Nevojitet ligji për sponsorizimet”, Ponari tjetër apel qeverisë: Ti japim gjithkujt mundësinë të garojë

Në një intervistë për emisionin “SportZone” në MCN TV, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Avni Ponari rikthehu edhe një herë vëmendjen tek ajo që ai e quan jetësore për basketbollin dhe sportin në vend, ligjin e sponsorizimeve.

Duke bërë një krahasim mes ekipeve në Kosovë dhe atyre në Shqipëri, Ponari u shpreh se diferencat financiare janë shumë të mëdha çka reflektohet edhe në cilësinë dhe produktivitetin e tyre.

“Ajo që është e rëndësishme dhe themelore, Shqipëria duhet të rregullohet financiarisht. Duhet të heqim dorë nga pagesat, kontributet ushqimore që bëjnë bashkitë për ekipet sepse diferenca mes një ekipi në Kosovë me buxhet 700-800 mijë euro dhe një ekipi në Shqipëri me buxhet 20-30 mijë euro është shumë e madhe dhe e kjo e bën basketbollin tonë më inferior. Kështu që, është detyrë e qeverisë shqiptare, është detyrë e ministrisë së Arsimit dhe Sporteve ta vlerësojnë dhe ta konceptojnë Ligën Unike ndoshta si një federatë më vete dhe ta mbështesin atë. Ose të bëjnë atë që e kam thënë me dhjetëra herë, të bëjnë ligjin për sponsorizimet dhe ti japin mundësinë gjithkujt të garojë, të ecë, të gjejë para dhe të ndërtojnë basketboll e shoqata sportive private që funksionojnë mbi bazën e të ardhurave, si çdo biznes tjetër.

Buxheti i Kosovës për sportin është 10 milionë euro, i Shqipërisë 1 milion euro. Shqipëria ka buxhet 4.5 miliardë euro, Kosova 2 miliarda, pra gjysma”, tha ndër të tjera presidenti i FSHB, Avni Ponari.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*