
Më 14.12.2021 (e martë) u zhvillua takimi me gjyqtarët
e fushës dhe vëzhguesit teknik të cilët janë aktiv në kampionatet kombëtare të basketbollit
organizuar nga FSHB dhe në ndeshjet e Ligës Unike.
Takimi u drejtua nga Z. Ponari – President i FSHB-së dhe Znj. Migena Plasa – Kryetare e
Komisionit për Gjyqtarët dhe Vëzhguesit.
Pjesëmarrja ishte e gjerë me shumicën e gjyqtarëve dhe vëzhguesve aktiv.
Në këtë takim u paraqitën dhe u diskutuan nga pjesëmarrësit disa nga problematikat kryesore per mbarevatjen e kampionateve kombetare dhe te Liges Unike.
Nder problematikat kryesore mbeten numri i paket i gjyqtareve per te perballuar te gjithe ndeshjet.
Kujtojme se vetem pergjate javes se kaluar jane zhvilluar 34 ndeshje.
Rekrutimi i gjyqtareve te rinje eshte prioritet i FSHB-se dhe per kete gezon mbeshtetjen e gjyqtareve me eksperience te cilet shprehen gatitshmerine per te gjykuar dhe ne ndeshjet e moshave deri ne kategorine U16, ne menyre qe te kete nje gjyqtar me eksperience dhe nje te gjyqtar te ri. Kjo do te ndihmoje ne rritjen profesionale te gjyqtareve te rinje dhe ne ruatjen e nivelit te gjykimit per cdo ndeshje, pavaresisht kategorise.
Puna e pa lodhur e gjyqtareve nder vite shpesh baltoset nga pretendime te pa baza duke cenuar integritetin e tyre, te cilet pavaresisht se nuk kane trajtim te barabarte ekonomik me koleget e tyre ne rajon, kjo dhe per arsye te buxhetit shum te limituar te FSHB-se dhe mundesive fare te paketa per te afruar sponsor ne terrenin ligjor aktual te Shqiperise lidhur me sponsorizimet, ato vazhdojne punen e tyre me pasion dhe perkushtim duke u kerkuar gjithmone per te rritur nivelin profesional ne gjykimin e ndeshjeve te basketbollit.
Ashtu si nje lojtar mund te gaboje ne nje gjuatje prane koshit, dhe nje gjyqtare mund te marre nje vendim te gabuar apo te nxituar, por ne rastin e dyte cdo gabim sado i vogel percaktohet dhe ngjyroset si dashakeqesi dhe pa aftesi.
Gjyqtaret nuk jane perfekt, nuk mundet qe te jene per aq kohe sa jane njerez, por etiketimet per akte kriminale (sic eshte shitja e ndeshjeve apo favorizim te nje ekipi per arsye te perfitimit financiar apo te tjera) jane te pa denja dhe cenojne punen e te gjithe komunitetit te basketbollit.
Cdo pretendim duhet te denoncohet konform ligjit te sportit, perndryshe do vazhdohet te demtohet imazhi i basketbollit, e cila ne fund te dites demton dhe vete ate qe ngren pretendime te pa baza.
Loja e basketbollit shpesh here eshte me e veshtire te gjykohet sesa te luhet.
Gjyqtaret premtojne rritje te nivelit profesional, por kete krahas angazhimit te tyre nevojitet dhe nje klime me mirekuptuese per gabimet njerzore.
Per cdo pretendim per gabime te qellimshme, ka vetem nje rruge qe duhet ndjekur, dhe ajo eshte ligjore!
600 ndeshje zyrtare ne kampionatet kombetare dhe rreth 100 ndeshje nderkombetare.
Nje sukses fale dhe perkushtimit te gjyqtareve.
FSHB
Leave a Reply