Her World Her Rules ne Permet! – 23.06.2021

Një ditë e jashtëzakonshme sot në Përmet me “Her World Her Rules”.

Profesori legjendar Ethem Kaso, në një rrëfim të tijin, na rrëmbeu duke na thënë:

– Kam filluar të bëj trajnerin në moshën 17 vjeçare dhe kam drejtuar ekipet e femrave, atëherë kur, në kohën që merrje pushim, nuk duhet t’i afroheshe vajzave, por t’i flisje nga larg.

I kam nxitur të bëhen jo vetëm lojtare, por të shkollohen, të zhvillohen nga ana profesionale dhe personale!

Në përmbyllje, premtoi se do të vazhdojë të furnizojë ekipet kombëtare dhe ato të Shqipërisë, me cilësi në rritje, siç ka bërë deri tani, së bashku me trajnerin tjetër legjendar Renato Radoja, modeli të cilin e kishte ndjekur.

Po ashtu në rrethin tonë të bisedave, patëm zyshë Mirzën, e cila dhe ajo ndau eksperiencën dhe episode pikante të jetës sportive.

S’mund të mbyllej më bukur ky event kur edhe u zhvillua finalja midis ekipeve të Përmetit dhe Tiranës.

#powerforwardwomenthroughsports

 

H

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*