Hapsirë për vajzat e vogla! 23.04.2021

Hapsirë për vajzat e vogla , kampionet e ardhshme të kupave dhe medaljeve të basketbollit shqiptar.

Kandidatet e ardhshme të ekipeve kombëtare, që do të veshin fanellat kuqEzi.

Përveç syçkave të bukur e plot dritë, ato janë kaq të mençura e plot jetë. E përshkruajnë pasionin për basketbollin, sikur të kishin luajtur prej vitesh. E dinë mirë pse duhet të merren me sport dhe shprehin kaq bukur dashurinë e tyre për këtë sport.

Sa herë i thërret, janë aty pa zë, punëtore siç vajzat dinë të jenë, një apo më shumë orë përpara fillimit të aktivitetit.

Vajzat duan modele të suksesshme për të ndjekur, duan kurajo,duan mbështetje, e ne jemi pranë tyre, për t’i dëgjuar, parë, angazhuar dhe evidentuar talentin e tyre.

Ju duam shumë vajzuke!

*Aktivitet i organizuar ne pallatin e sportit Kamez.

#HerWorldHerRules

#rrnopermekrije

#behappy

#empowerwomen

#hertimetoplay

#GlobalSports

#FIBA

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*