Ora 11:00 takim me grupin tonë fantastik të punës, me të cilët çuam drejt suksesit U16 Djem Div C në vitin 2019.
Nën mbikqyrjen dhe manaxhimin e Ervin Koçit, djemtë dhe vajzat u njohën me detyrat dhe programin e punës, për ta çuar sërish drejt suksesit “FIBA U18 Challengers 2021”!
Faleminderit që treguat gadishmërinë tuaj!
Ora 14:00 webinar, për trajnerët që duan të kualifikohen për nivelet C dhe B të liçensave të trajnerëve.
Në drejtimin e Pascal Meurs, zhvilluam seancën e planifikuar.
Trajnerët që ndoqën webinarin, janë ngarkuar me detyra deri në takimet e ardhshme në fushë.
Shpresojmë të jemi sa më afër asaj dite!
Suksese trajnerëve pjesmarrës!




Leave a Reply