“FIBA U18 EUROPEAN CHALLENGERS” 3-8 GUSHT 2021!

SHQIPËRISË PËR HERË TË DYTË I BESOHET ORGANIZIMI I NJË EVENTI EUROPIAN
“FIBA U18 EUROPEAN CHALLENGERS” 3-8 GUSHT 2021!
Prej disa vitesh pjesmarrje të gjerë në kompeticionet europiane të moshave, tanimë të kthyer në një projekt strategjik për zhvillimin e strukturës së ekipeve kombëtare, përpjekjet tona kanë avancuar, duke shprehur interesin edhe të vendit organizator të këtyre eventeve.
Në korrik të vitit 2019, me kërkesë të posaçme të z.Ponari, FIBA na besoi organizimin e kampionatit europian U16 Djem Div C. Ky event mori vlerësime mjaft të mira jo vetëm prej saj, por edhe të vendeve pjesmarrëse. Nuk mjaftuam, sërish me kërkesë të z.Ponari, shfaqëm interesin për një tjetër event të moshave të reja, dhe kësaj here na u besua kampionati U18 Djem, në formatin e ri të quajtur, (prej kushteve të pandemisë)
“FIBA U18 European Challengers 2021”.
Jo rastësisht, FIBA, përkrah interesin e shfaqur, duke vlerësuar angazhimin e federatës sonë, ashtu sikurse I është drejtuar më herët dhe autoriteteve më të larta të qeverisë Shqiptare, duke na referuar si një organizatë e maturuar, e gatshme ndaj qasjeve të reja dhe e përgatitur, për të rifilluar aktivitetin, pas kushteve të pandemisë, duke ndjekur me përpikmëri të gjitha udhëzimet e ofruara prej saj.
Ky besim, çertifikon vlerësimin e FIBA, duke i thënë “PO Konfirmohet”, organizimit të një eventi në një kategori më lart, atë të U18 Djem.
Ndjehemi mjaft të vlerësuar dhe motivuar, për të çuar drejt suksesit këtë aktivitet dhe jo vetëm, pasi në Tetorin e vitit 2021, na pret një tjetër event ndërkombëtar “U14 Get Together Convention”.
Faleminderit FIBA

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*