FIBA U15 Skills Challenge!

Për herë të parë midis moshave më të vogla U15, në nivel global, organizohet U15 Challenge Skills për vajza dhe djem.
Shqipëria konfirmoi pjesmarrjen me të dyja kategoritë!
Një format i ri, për të gjithë, përshtatje me kushtet Covid19. E gjitha kjo ka për qëllim evidentimin e aftësive individuale duke realizuar jo lojë tradicionale 5×5, por demostrim teknik: Driblim, Pasim,Gjuajtje për 2 dhe 3 pikë.
Demonstrimi regjistrohet në video, dërgohet në FIBA, sipas kalendarit të përcaktuar, dhe ndeshja do të shfaqet shpejt në kanalin youtube të FIBA.
Gjatë ditës së Shtune dhe te Diele (08-09.05.2021), ekipi i vajzave realizoi 4 “ndeshje” (regjistrime) ndersa djemte 3-ndeshje.
Rezultatet pritet të shpallen nga FIBA pas vlerësimit të videos dhe gjithë dokumentacionit që dërgohet pas ndeshjes.
Urime dhe suksese vajzave dhe djemve, deri në kthimin në normalitet të ndeshjeve përballë me ekipet kundërshtare. Ky është vetëm fillimi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*