KUPA E SHQIPERISE 2020-21 / Ekipet e kualifikuara ne F4!

KUPA E SHQIPERISE 2020-21 Faza Kualifikuese:
 
Ekipet e kualifikuara femra:
 
1. Partizani
 
2. Flamurtari
 
3 .Sh.K.B.T.F
 
4. Tirana
 
Ekipet e kualifikuara meshkuj:
 
1. Goga Basket
 
2. Tirana
 
3. Teuta
 
4. Kamza
 
Për herë të parë, me një sistem të përqëndruar ndeshjes, organizohet një super event i Kupës së Shqipërisë për Meshkuj e Femra, në ambjentet e pallatit të sportit, Dhimitraq Goga, që u kthye në kryeqendrën e basketbollit përgjatë këtij muaji!
 
Rreth 50 ndeshje të zhvilluara, njëra më speciale se tjetra, ku është prodhuar basketboll cilësor dhe surpriza nga ndeshja në ndeshje.
 
Çdo sfidë,nga dita e parë, ka nxitur interes jo vetëm për komunitetin ,por edhe për publikun e gjerë.
 
Ekipe lojtarësh, trajnerësh, stafesh drejtuese, gjyqtarësh, administratorë të detyrave të tavolinës së gjyqtarisë, mediash e organizatorësh, janë përballur profesionalisht dhe personalisht, duke intensifikuar marrdhëniet e tyre, brenda profileve të secilit lloj.
 
Një impakt i jashtëzakonshëm sportiv e manaxherial, që për hir të së vërtetës, basketbolli ka vite që e manifeston, dhe kjo falë meritave të gjithësicilit, që ishte pjesmarrës dhe dha kontribut në mbarëvajtjen e këtij eventi.
 
Gjithmonë jemi falenderues ndaj çdo individi brenda dhe jashtë fushe, veçanërisht, drejtuesve të Pallatit të Sportit Dhimitraq Goga, që kanë vënë në dispozicion të gjithë kapacitetin e tyre njerëzor dhe infrastrukturor, për realizimin e një eventi me standart të lartë dhe profesional. Ndeshje të transmetuara live, statistika live, për herë të parë të aplikuara,në mënyrë dinamike dhe kohë reale.
 
Le t’i gëzojmë pak ditëve pushim, deri në finalet e mëdha, për trofeun “Fitues i Kupës së Shqipërisë Femra e Meshkuj”
 
Suksese basketbollit, suksese ekipeve!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*