Sfidë femërore!

8-Marsi i sotëm, ndonëse në ditë me shi, na gjeti në fushat e basketbollit të parkut të liqenit, ku u zhvillua ndeshja midis ekipeve ” EKSPERIENCA v. PERSPEKTIVA” , rezultati i të cilës ishte ” FAIR PLAY”.

VAJZAT e rritura, profile akademike dhe sociale mjaft të spikatura në sportin e basketbollit në vend dhe më gjerë, ndanë me vajzat e reja, historitë e tyre basketbollistike, duke dhënë mesazhe mbresëlënëse!
Protaginstët mund t’i lexoni vetë!
Ndër prioritetet e Federatës Shqiptare të Basketbollit, është rritja,masivizimi dhe zhvillimi i basketbollit femëror, në bashkëpunim me FIBA dhe partnerë të tjerë, kësaj sfide do t’ja dalim.
Mbarë globi sot, celebron në misione të ndryshme, mbi çështjet gjinore, duke protestuar, duke ngritur pankarta anti diskriminimi, duke ndezur artopolantët e ngritjes së zërit, por ne celebruam suksesin e ekipit të eksperiencës dhe shpresën për potencialin që ka ekipi i perspektivës.
Dashuria dhe energjitë pozitive për sportin e inteligjencës, vajzat na e dëshmuan duke mos lëshuar topin asnjë moment nga dora!
Fytyrat e tyre, flasin më shumë se ky postim!

Gëzuar 8 Marsin!

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*