“Basketbolli përkrah Biznesit”

 

Në kuadër të vështirsive të shumta të lindura nga situata e pandemisë COVID-19 në çdo aspekt shoqëror, FSHB do të organizojë një aktivitet 3X3 në mbështetje të rimëkëmbjes së biznesit në Shqipëri.

Data e zhvillimit të aktivitetit është 13 Qershor 2020, në fushën portative të SIGAL UNIQA, të vendosur tek sheshi i “Tre Bustet e Vëllezërve Frashëri”, Tiranë.

Regjistrimi:

Bizneset që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në këtë event, mund të kontaktojnë nëpërmjet emailit: 3×3@fshb.basketball

  • Ekipet pjesëmarrëse duhet të përfaqësohen me punonjësit e tyre, PA KOSTO REGJISTRIMI.
  • Secili ekip duhet të regjistrojë 5 lojtarë (3 lojtarë meshkuj dhe 2 femra), të moshës mbi 18 vjeç.
  • Lojtarët që do të regjistrohen, në rast se kanë qënë lojtarë profesionist në kampionatet kombëtare apo ndërkombëtare në basketboll, duhet të kenë të paktën 5 vjet të shkëputur nga aktiviteti profesionist.

Loja 3X3:

Rregullore:

https://fshb.basketball/wp-content/uploads/2020/05/Rregullorja-zyrtare-e-3X3.pdf

Për arsye të gjithëpërfshirjes dhe qëllimit solidarë të organizimit të këtijë eventi, krahas regullave zyrtare të 3X3, do të zbatohen pikat e përendura në këtë dokument tek “Regjistrimi” . Ndër 3 lojtarët në fushë duhet të jetë të paktën një femër.

*Ekipi fitues do të marrë Kupën e eventit të shoqëruar me certifikatën përkatëse.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*