Komunikatë për shtyp!

Në datë 14 dhe 15 Maj, presidenti i FSHB-së, z. Avni Ponari thirri një takim online me përfaqësuesit e ekipeve të shoqatave pjesmarrëse të Kategorisë së I-rë Femra dhe Superligës Meshkuj.

Takimi u zhvillua sipas këtij rendi dite,

  1. Gjendja aktuale e ekipeve (lojtarë,trajnerë,salla)
  2. Sa kohë mendoni se është e nevojshme për të rifilluar kampionatin,fazë play off, apo aty ku mbetur
  3. Cili është mendimi juaj për vijimsinë e aktivitetit, pas daljes nga situata e izolimit, propozime konkrete
  4. Çfarë mendoni për Ligën rajonale, jehona që ka pasur ky lajm në Kosovë,Maqedoninë e Veriut dhe Serbi

Në takimin e datës 14 Maj, morën pjesë përfaqësues të ekipeve të Flamurtarit, Partizanit, Tiranës,Shkodrës, Fierit, në mungesë Elbasani dhe Studenti, shprehur më parë në mënyrë elektronike për mënyrën e vazhdimsisë në rast se vendoset për të rifilluar.

Secili nga pjësmarrësit, duke iu përmbajtur rendit të ditës, diskutoi dhe doli në përfundime se pothuaj shumica e pjesamrrësve të kesaj kategorie, ishin të gatshëm për të rifilluar në rast se situata lirohej nga autoritetet perkatese dhe qeveria. U shprehën për të vazhduar kampionatin me grumbullim, duke qenë se tanimë në fazën që ka mbetur, kampionati e ka konsoliduar katershen e renditur me mire dhe kampionati mund të përmbyllet edhe me një final four, me dy 2 ndeshje finale. Pas diskutimeve, duke qenë se pengesa kryesore është leja nga autoritetet shëndetësore përgjegjëse “Komisionit teknik i Vlerësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, si edhe dalja e një protokolli zyrtar për rifillimin e aktivitetit sportiv në salla të mbyllura, për këtë qëllim iu ngarkua federatës të komunikojë me këto autoritete për të pasur një përgjigje konkrete lidhur avancimin e mëtejshëm për mbylljen në parket të këtij aktiviteti me femrat.

Lidhur me krijimin e ligës rajonale, të gjithë pjesmarrësit në mënyrë unanime, shprehen pozitivisht duke propozuar që kjo ligë duhet të mendohet të zhvillohet edhe për kategorinë e femrave, pasi dhe për ato kjo ligë do të sillte progres të nivelit të basketbollit. Fillimisht mund të marrin pjesë 4 ekipe dhe më tëj, në vijmsi të mendohen modalitete të tjera për ecurinë e saj.

Sa i takon diskutimit të datës 15 Maj (dje) me përfaqësuesit e ekipeve pjesmarrëse në Superligë, ishin të pranishëm të 6 përfaqësuesit e këtyre ekipeve, ndryshe nga grupi i femrave, hezituan të merrnin një vendim konkret duke qenë të dyjëzuar për shkak të dinamikës së objketivave qe secili prej tyre ka. U diskutua për gjendje lojtarësh, lojtarë të ikur nga Shqipëria të cilët përbëjnë një pjesë të mirë të ekipeve pretendente për titull, po ashtu dhe niveli i stërvitshmërisë dhe koha për rikuperim. Nuk u dhanë opsione konkrete lidhur me rifillimin për shkak të daljes së një vendimi nga qeveria, përkatësisht përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të definojë më tej rifillimin ose dhe jo dhe modalitetet. Gogas basket, Vllaznia dhe Tirana anojnë më shumë në lënien e kompeticionit, jo vetëm për cështje të lojtarëve por edhe mungesës së tifozerive, ndërsa Teuta, Partizani dhe TIrana Eagles, presin vendimet pse jo për të mbyllur në parket edicionin.

Sa i takon Ligës Rajonale, në unanimitet konfirmojnë që është një nismë e mirë, duke marrë parasysh rritjen e cilësise së basketbollit në nivel rajonal, por të gjithë shprehën mendimin se kjo ligë duhet krijohet pasi të zgjidhen disa probleme të tjera në federatë, si shpallja e datës së zgjedhjeve, miratimi i statutit i cili duhet të reflektojë të gjitha propozimet e bëra nga shoqatat, dhe ngitja e një grupi pune të posacëm që do të hartojë programin e ligës. Duke marrë në konsideratë ligjet respektive në vend dhe në Kosovë, si dhe buxhetet, t’i kushtohet një vëmëndje e vecantë barazisë në pjesmarrje, kur të gjithë të marrin pjesë në kushte pothuaj të barabarta.

Duke falenderuar të gjithë pjesmarrësit, z.Ponari përmbyll diskutimet duke iu referuar të gjithë problematikës së dalë nga këto takime, duke theksuar së shumë shpjet do të realizohen hapa konkretë mbi vendimet për rifillimin apo jo të kampionateve, në varësi të përgjigjeve zyrtare nga autoritetet shëndetësore në vend dhe qeveria. Do të kemi gjithashtu një vendim mbi thirrjen e Asamblesë për miratimin e statutit, një statut që duhet të jetë model dhe shërbejë për të ardhmen e basketbollit si edhe shpalljes së datës së mbajtjes së Asamblesë Zgjedhore të FSHB.

Panvarësisht se ligjërisht FSHB, me vendim gjykatë është në mandatin e saj ligjor, ai garanton se propozimi i shoqatave do të marrë rrugë shumë shpejt.

Deri në pritjen e përgjigjes zyrtare nga Shëndetësia dhe Qeveria, mbetemi të kontakt për vendimet e mëtejshme.

Tirane, 16 Maj 2020

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*