#NeDoRingrihemi
Basketbolli në Shqipëri, ashtu si çdo aktivitet tjetër sportiv, në këtë periudhë po vuan kushtëzimet nga pandemia COVID-19.
FSHB po mundohet të sillet në mënyrë sa më të efektshme në këtë situatë të panjohur duke u munduar të rrisë rrugët e komunikimit me anëtarët e sajë në të gjitha format e mundshme. Në një situatë të panjohur komunikimi dhe ndarja e mendimeve është çelësi për të gjetur sa më parë rrugën e duhur për të rikapur vrullin e nisur tashmë prej vitesh.
Çdo sukses i arritur është meritë e të gjithë komunitetit të basketbollit ashtu si dhe çdo problem apo vështirsi është përgjegjësi e këtijë komuniteti për të reaguar. Sot më shum se kurrë duhet të jemi mirëkuptues dhe bashkëpunues.
Situata është e vështirë për të gjithë komunitetin e Basketbollit, por duhet të mendojmë pozitivisht, duhet të qëndrojmë të fortë, duhet të kujtojmë emocionet e vitit 2019 dhe duhet të kërkojmë emocione të reja në pjesën e mbetur të këtijë viti, 2020.
Asgjë nuk ka përfunduar! Basketbolli luhet me emocion në çdo sekond, madje shpesh herë emocionet më të forta vijnë në të dhjetat e sekondit të fundit.
Duhet të rikujtojmë vitin 2019, ku krahas kampionateve kombëtare për të gjitha kategoritë, realizuam për herë të parë Final Four të Sigal Balkan League dhe gjithashtu organizuam kampionatin Europian U16 djem (Div.C).
Ekipet kombëtare ndoqën rrugën e nisur tashmë prej 5-vitesh, përfaqësim me 7 ekipe kombëtare (Senior, Femra, U20 djem, U18 djem/vajza dhe U16 djem/vajza). Tërmeti i shtatorit u bë shkak i mos zhvillimit të ndeshjes miqësore të parashikuar me Kosovën por arritëm të rikapim ritmin me shpejtësi në kampionatet kombëtare të edicionit 2019-20.
Viti 2020 nisi me emocionet e Kupës së Shqipërisë dhe kulmojë me fitoren e kombëtares meshkuj me ekipin e Qipros. Emocionet e basketbollit ishin përpara nesh duke filluar që nga muaji Mars me ndeshjet e kampionateve kombëtare, në muajin Prill me ndeshjet e Superkupës së Shqipërisë, ndeshjet e kupës me Kosovën dhe do të kulmonim edicionin 2019-20 me ndeshjet Play Off të kampionateve kombëtare.
Emocionet u ndërprenë…por ne qëndrojmë të motivuar dhe të etur për BASKETBOLL.
Ne Do Ringrihemi!
Gerald Osmani – FSHB
Leave a Reply