Trajneret e rinj- Skype meeting

 

FSHB realizoi video konferencën nëpërmjet Skype meeting, dt 02.05.2020, me trajnerët aktiv përgjatë edicionit sportiv 2019-20 në kampionatet U18/16 Djem dhe Vajza.

Synimi i video konferencës ishte: Marrja e feedback mbi gjëndjen dhe pregatitjen e trajnerëve për të ringritur punën e lënë pezull në ekipet e Basketbollit që ato drejtojnë.

Në këtë video meeting u përfshiheshinë trajnerët e rinjë (trajnerët nën moshën 36 vjeç).

Në total ishin 25 pjesëmarrës në video.

Ndër 25 pjesëmarrësit ishin 20 trajnerë, 3 drejtues të FSHB, 2 specialistët (psikologia dhe mjeku).

Programi u realizua si më poshtë:

16:55 – 17:05 Thirrja për fillimin e video konferencës dhe bashkimi i tgrajnerëve në video Konferencë.
17:05 – 17:20 Zhvillimi i diskutimit mbi pyetjen “Si pritet të jetë gjëndja psikologjike e fëmijëve si pasojë e izolimit disa javor nga pandemia dhe si të sillemi kundrejtë kësaj gjëndje?”

Diskutimi u ngrit nga psikologia znj.Blerina Aliaj.

17:20 – 17:40 Zhvillimi i diskutimit mbi pyetjen “Cilat janë masat e mundshme që mund të ndërmerren përgjatë seancave stërvitore dhe ndeshjeve deri në momentin e normalizimit e situatës nga rreziku i përhapjes së COVID-19?”

Diskutimi u ngrit nga mjeku z.Bekim Protopapa

17:40 – 18:00 Zhvillimi i diskutimit mbi pyetjen “Çfar mund të ndryshojmë në programet tona stërvitore në ditët e para të rifillimit në mënyrë që të motivojmë fëmijët?”

Diskutimi u ngrit nga trajneri Bruno Hoxha dhe bashkëbisedua nga trajnerët pjesëmarrës që ishin mendimet e tyre rreth kësajë çështje.

18:00 – 18:10 Diskutimet e fundit me pyetje për psikologen dhe mjekun (të cilët ishin të pranishëm gjatë të gjithë videos) dhe mbyllja e video konferencës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*