Njoftim!

Ditën e djeshme, Z.Demirel (president i FIBA Europe), thirri një video konferencë me presidentët e federatave europiane, për të diskutuar mbi problematikat e  shfaqura, si pasojë e COVID-19, në federatat respektive.

Presidenti i FSHB-së, në fjalën e tij, përveç prezantimit të situatës basketbollistike në Shqipëri, i është rikthyer diskutimeve të mëparshme, me të njejtën temë, atë të krijimit të ligës rajonale me ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pas mbylljes së këtij takimi me përfaqësuesit e federatave europiane, z.Ponari ka vazhduar bisedën privatisht, më në detaje me Z.Demirel. Komentet kanë qenë mjaft pozitive, duke vlerësuar inisiativën  dhe priten hapa konkrete nga palët.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*